Dy vjet më parë/Statuja e Zeusit e gjendur në Apolloni del në kopertinën e revistës amerikane
Revista e njohur “Archaeology” në numrin e saj për muajin janar/shkurt 2018 zgjodhi të ketë si foto kryesore kopertine, statujën prej bronxi të Perëndisë Zeus, që është zbuluar në Apolloni, Fier.
Një nga titujt kryesor të kësaj reviste, që gjendet në kopertinë, është “Albania: A Road Trip Through Time” (Shqipëria: Një udhëtim në kohë), një artikull, i cili shpalos gjetjet arkeologjike në vendin tonë dhe zonat që përmbajnë atraksione natyrore e historike për turistët.
Kjo revistë është shumë e njohur për artikujt e saj në lidhje me arkeologjinë dhe lexohet prej mijëra personave. Përfshirja e Shqipërisë në një prej numrave të saj, identifikon pasuritë e shumta historike të vendit tonë dhe njohjen e tyre, gradualisht, nga e gjithë bota.
Në qytetin antik të Apollonisë, janë bërë edhe shumë gjetje të tjera të Zotëve të mitologjisë greke, si: statuja që përfaqësojnë Poseidonin, Perëndinë e Oqeanit, kjo pasi ilirët besonin tek ta.