Shaqiri kthehet te Zvicra në përballjet e forta me Kroacinë, Spanjën e Gjermaninë
Pas një kohe të gjatë mungese, ylli shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është kthyer te Përfaqësuesja e Zvicrës.
Ai është ftuar nga përzgjedhësi Vladimir Petkoviq për ndeshjet ndaj Kroacisë, Spanjës e Gjermanisë.
Te Zvicra janë ftuar edhe Granit Xhaka e Admir Mehmedi.
Ka munguar sulmuesi Albian Ajeti, që po shkëlqen te Celticu. Ai po mungon për shkak të një lëndimi.
Please follow and like us: