Albspirit

Media/News/Publishing

Fatmire  Duraku: Mos ec zbathur kurrë

 

Bija ime, mos ec kurrë zbathur

Mund të lëndohesh në ndonjë gjemb

Ajo të shkakton dhembje .

 

Mos shkel ku më parë është ndezur zjarri

gacat do të ketë mbuluar hiri,

Digjesh.

 

Në ujit të fryrë 

 mos noto asnjëherë 

Mund tëhumbkësh ekuilibrin

E të mos dalësh kurrë më në breg

 

Detyrat  bëj vet

Mund ndokush të të shpjegoi gabim

Studio, zgjidhjen gjeje vet,

 

vetëm për t`i marrë erë

mos e këput kurrë lulen  nga kopshti

 

lexo çdo libër që të bie në dorë

libri ka ngjarje, ka rrugë,  ka përvojë 

nuk ka libër të keq!

lexo sa herë të ulësh të pish kafen e mëngjesit

këtë e bëjë dhe unë

 

lexo, lexo, lexo…

aty do të gjesh çelësin e çdo derë të mbyllur

të mençurit shkruajnë e nuk mbajnë mend

 

bija ime

 mos ec zbathur kurrë

 

Tiranë  4 tetor 2020.

Please follow and like us: