Albspirit

Media/News/Publishing

Selenica – miniera gjigande që mishërohet nga skëterra, ku digjet katran

Besnik Velaj

 

 

 

Gjatë rrugës për tu derdhur në det, Vjosa del në fushë dhe pak më poshtë merr me vete ujërat e Shushicës, që zbret si shigjetë nga malet e Vlorës. Në zonën fushore arrin gjerësinë 80 m dhe thellësinë 3 m. Poshtë fshatit Karbunarë, lumi shmang vazhdimisht shtratin, duke formuar meandre (gjarpërim) dhe zonë  të përhapjes së ujërave. Në një nga tetë kthesat e mëdha e më tipike ndodhet qyteti i Selenicës.

 

Lulet janë vyshkur, por dhimbja mbetet përjetë

 

Sot për sot, paharruar të djeshmen, familjarëve të viktimave të tragjedisë së Selenicës, në Minierën e Bitumit, u shkohet për ngushullim. Me lot në sy dhe me një revoltë të brendshme kundra  të gjitha qeverive, që për 20 vjet, i kanë lënë në harresë jo vetëm familjarët e viktimave, por gjithë selenicarët. “Dhimbja” e qeveritarëve është sa për t’u marrë votat, por realiteti i dhembjes së vërtetë është tek varrezat, ku prehen minatorët, që humbën jetën në thellësi të nëntokës. Edhe pse lulet janë vyshkur, dhembja mbetet përjetë. Të afërmit e viktimave akuzojnë qeveritarët e të gjitha ngjyrave të shpëlara partiake, si shkaktare të tragjedisë. Ata nuk guxojnë të vijnë në Selenicë, sepse janë shkaktarë të vdekjes së minatorëve. Megjithëse tragjedia ishte paralajmëruar nga minatorët, ajo vazhdon akoma se parlamenti e qeveria, parlamentarët e qeveritarët heshtin. në qytetin e minatorëve të Selenicës është ulur këmbëkryq femoneni i shoqërisë së braktisur. Këto fatkeqësi kanë ngjajshmëri sot po sot me fatkeqësitë  e ndodhura aktualisht në Shqipërinë  “e shpartalluar” shpirtërisht dhe materialisht. Të gjitha fatkeqësitë tragjike, që nga koha e mallkuar e deri më 2008 kalojnë nga diktatura. 50 partitë, udhëheqësit me mjekër, ata pa mjekër, udhëheqësit blu e ata të kuq, të tjerët jeshilë e  ca dymetroshë janë turbullira e hallakatur e këtij vëndi. Krimi e ka burimin te babëzitë e pangopësitë. Nga afër çdo vizitor shikon gjendjen shumë të rëndë në qytezën minatore. Të pangopurit dhe të babëziturit fitimet i rritin shumë, por  minatorët e shkretë nuk paguhen as me 90 dollarë në muaj, edhe pse futen 4-5 km nën tokë me kushte pune skandaloze.Kujtojmë sot po sot vdekjen e pensionistit minator Mynyr Gargaj, i varfër, kur atij i duhej të punonte në kushte të vështira për të siguruar shkollimin e fëmijëve të tij. Të ndjerit i duhej të futej në punë në moshë pensioni për t’i dhënë shkollë djalit, sepse vetëm transporti Selenicë-Vlorë i kërkonte 5000 lekë. Në minierën e Selenicës ka probleme të mbartura të sigurisë. Kushtet, qoftë në sipërfaqe, qoftë në galeritë e nëndhesme nuk janë të parametrave bashkëkohorë. Ndaj kanë ndodhur dhe po s’u morën masa serioze mund të ndodhë përsëri eksplozioni i gazit metan. Indiferentizmi i qeverive, i qeverisjeve 20 vjeçare përballë kërkesave të minatorëve ka favorizuar punëdhënësit “neokolonialë” francezë të mbajnë një sistem rrogash minimale, të shmangen nga siguria për sigurimet, të mos sigurojnë kushtet optimale të punës, të cilat kanë sjellë e mund të sjellin tragjedira të ngjashme. Mund të përmendim se parametrat e ventilimit të ajrit në thellësi të minierës s’janë normalë.Sipas banorëve të Selenicës, kjo qytezë e lënë në harresë është varri i gjallë i qytetarëve më të varfër të Europës së asfaltuar me serën e veçantë selenicare. Qyteza e Selenicës, me 3000 banorë, vetëm 100 ka të punësuar në minierë e me paga minimale. Sot askush nuk shkon në Selenicë: as deputetët, as qeveritarët qendrorë e as qeveritarët lokalë, qoftë edhe për një vizitë kortezie në shtëpitë e minatorëve të vdekur nga tragjedia. Ata nuk  mund të shkojnë dot nga frika e revoltës së minatorëve dhe banorëve gjithë. Selenicarët janë lënë në harresë nga ata, që, sa herë vijnë votimet, nuk harronë ta cilësojnë qytetin e minatorëve bastion të tyre, por Selenica i përbuz me neveri bastaxhinjtë e votave.

 

Cilat kanë qenë kohët e arta?

 

Punëtorët dhe kuadrot e Selenicës, me pëpjekjet, punën, djersën e derdhur, me ndershmërinë e tyre, kanë qenë dëshmitarë të shfrytëzimit me rregull të vendburimit të bitumit. Sa shumë bitum ka rrjedhur nga nëntoka e shkonte drejt Europës! Eh, Selenicë! Ndoshta s’duan ta kujtojnë që ti ke qënë një vendbanim i lashtë me emrin Nymfeu dhe që me emrin e sotëm bota të neh që në shek.XII… Ndoshta duan ta fshijnë nga kujtesa që ti, qysh në lashtësi ke qënë e njohur për minierën e nxjerrjes së bitumit natyror…

…Janë ënë në punë sektorët qendrorë, si Pusi Kryesor, distileria “Seit Abedini”, “Resulaj”, “21 shkurti”.Është nxjerrë në prodhim total 2000 ton bitum, 250.000 ton zhavorr bituminoz në muaj. Dikur-dikur punohej në qetësi, pa revolta dhe asush nuk anohej, se as në sektorët më të largët s’kishte mosrealizime. Sektori i dollomiteve ishte në prodhim të plotë, si unison i planit të përgjithshëm të minierës. Destinacioni i mineralit të dolomitit ishte metalurgjiku i Elbasanit. Furnizimi i tij bëhej pa ndërprerje me 2000 ton në muaj, me cilësi e teknologji të porositur. Pjesëmarrja në punë nuk pati rënie, por pati rritje kohë pas kohe. Miniera, me gjithë sektorët ndihmës, kishte punësuar 2000 vetë e bashkë me karrierën e hapët të dolomitit të Dukatit. Punohej në kushte të mira, rrugët e afërta e të largëta për në galeri mbuloheshin nga transporti falas. U harrua brenga e urisë për familjet e minatorëve. I respektuar, me gëzimin që të sjell profesioni i minatorit, selenicari ushqente dashurinë për punën, familjen, qytetarin. Rroga mesatare ishte 300.000 lekë (të vjetra). Avantazh tjetër ishte se kuadri merrej jo vetëm me shkencën e nxjerrjes së mineralit, por vështrimin e hidhte dhe jashtë minierës. Çfarë respekt demokratik, por jo demo (ta ) kërcita për kuadrin e kualifikuar për kuadrin e kualifikuar dhe vendin që zinte mendimi shkencor i respektuar nga të huajt për ta. U shitën sasira të konsiderueshme të mineralit të dolomitit për të siguruar  qëndrueshmërinë e portit të Venecias, që është duke u fundosur. Dega teknike e minierës u rekomandoi partnerëve të përtej detit, se ky mineral ka vetinë më të mirë, që në prani të ujit të kripur të kthehet në një masë gëlqerori të ngurtë dhe shërben si bazament mbajtës për skalionet e portit. eksperimenti u realizua me sukses, u punësuan 300 punëtorë, por fitimi në miliona dollarë humbi se projekti nuk u zbatua as më 1994,as më 1997 dhe as sot.

 

Historia e muzeut të humbur

 

Nuk është fjala për një titull të kërkuar letrar, por ndodhemi para një realiteti të dhimbshëm jetësor,që për 12 vjet e përjeton Selenica. Dje- nga vjedhja e votave që bëjnë mitomanët, arkitektët e piramidave… Sot , në mes të ditës, stafeta e kandidatëve për deputetë u dorëzohet sistemit dy partiak me regjisurë spanjolle,organizatorëve të revolucionit katovician, atyre që kanë damkosur vulën me shpirtin sterrë të zi nga diktatura. Ç’mund të na thonë  vazhduesit e shkatërrimit me kujdes të historisë avash-avash, urryer nga selenicarët për muzeun e Selenicës, kur të kapardisur ecin me shpejtësi me makina mbushur me policë pa uniformë e civilë të armatosur, ndërsa flinte historia 2500 vjeçare  e bitumit, shfrytëzuar qysh në kohën e fisit të Taulantëve?

Sirenat e makinave, që ngjajnë me ulurimat e njerëzve të Gestapos, e ngrinë e zhdukën pamjen e armëve të bitumit, nëpër stenda e eksponate kundër pushtimeve greke, romake e turke , për t’u vënë  zjarrin shtëpive  e kampeve të tyre si armiq.

Historia që s’doni ju qeveritarë të P.P.D.S-së, si miq apo si bashkëpuntorë të tredhu të sllavo-maqedonë-çobano-vllaho-serbo-grekëve dëshmon saktë se të parët e kanë prodhuar bitumin natyror vendasit, selenicarët. Ata ua shisnin fshatrave të Myzeqesë e kështjellave deri ku Skënderbeu mundte sulltanët. Ju, shkatërruesve të historisë së Minierës së Selenicës u intereson ta minimizoni e ta zhdukni historinë duke thënë me të qeshur se “poplat” e përdorin vetëm për të lyer rrotat e qerreve. A nuk i thithët palcën e historisë muzeut dhe kockat e saj i dërguat në eksod, në Greqi, për të fsehur se shfrytëzimi i rregullt i Minierës filloi nga turqit më 1870, me dekret sulltanor 1886 iu dha e drejta e shfrytëzimit anglezit Maners, më 181 e iu dha francezëve me qendër në Paris, të quajturve “Shoqëria e Bitumit”, Selenicë për ta shfrytëzuar deri më 1914. Punimet u ndërprenë nga lufta. Në vitet 1918-1921 shoqëria u transferua në Romë, mbas vitit 1921 iu dha koncension “SIMSH” q ë e shfrytëzoi deri më 1943.

Ja si digjen etapat  për të ardhur tek shkatërruesit e historisë që  kërkojnë respekt nga qytetarët me zbulimin e Resulajt dhe të një minerali me emrin “ Zhavorr” dhe përdoren për djegien e tullave. A nuk ngjall tek çdo qytetar me banim të nëndheshëm 65 vjeçar akoma pasiguri, frikë, shije të hidhur trishtimi që zor se shuhet në kujtesën e brezave harxhimi i energjive të mëdha fizike deri në pamjen e një të vdekuri-pakolluri të sipërfaqes nëpër furra që diktatura- neodiktatura nga Katovica e eksportonte në “tregje botërore”?

Mos vallë sot ka ardhur qyqja në Selenicë për të kënduar si baballarët e krimit në skena nga Siberia e ftohtë ruso-mongolo-kineze me zogjtë e rinj  sllavo-greko-çobano-vllah i quajnë histori zyrtare të 1960, se nxjerrja, punimi i minierave bitum+zhavorr bëhej me ndihmën e lindorëve  me shkencë, teknologji shkrirjeje që pruri shuarjen, rënien e prodhimit të perspektivës? Nën udhëheqjen e shkatërruesëve të historisë, (jo të korigjimit të historisë), të turmave të tyre, nëpër lokalet e ekstremistëve të ç’akorduar, defiçentëve në Selenicë, u imponuan “akshame” të zinj, disa skena akoma të hidhura, të papëlqyeshme, të papranueshme, me histori pelin nga viti 1975-1985, nga 1990-2008. Shikoni orët e dorës, mbërtheni vështrimin, ku në fushën fosforeshente ,buzëqeshin diktatorët nga Rusia e Shqipëria. Në remishencë u shtoni atyre viteve historinë me përqindje të rritjes së prodhimit të minierës së Selenicës.Vetëm nën ngacmimin e avujve të alkoolit dhe duke shqyer mishin e pjekur këndojnë:

Rrofsh, o Dule, se e ngule

n’ato kofsha, n’ato tule…!

Populli minator i Selenicës që jeton në tmerr absurditetin e parajsës 20 vjeçare, kohë sa gjysma e diktaturës, u tallën nga shkatërruesit e historisë, me duart përpjetë e këmbët ehapura… e shpinë të kthyer! Në heshtje nuk japin spjegime, por nuk do të votojnë  më, se kanë humbur afishimin e Muzeut të Humbur.

 

Skëterra që prodhon katran

Për 20 vjet selenicarit i ka humbur shpresa deri në vdekjen e qendrës industriale për nxjerrjen e bitumit dhe zhavorrit bituminoz.Argumenti më bindës është realiteti. Prezantohesh dhe ndjen keqardhje. Selenica trajtohet jo si vepër nevralgjike, po si kamp internimi, me punë të detyruar për “armiqtë  e P.P.S.D-së. Shkatërrimi total i minierës pruri asgjësimin e burimeve të punës  për 10000 veta. Ka mbetur vetëm ëndrra e “akshameve të zinj” të emigracionit, që zvogëloi popullsinë në 2500 vetë. Mos realizimi i tij i pruri selenicarëve papunësinë, pesimizmin, që shkoi deri në dëshpërim. Ish- punëtorët i shikojnë galeritë me si kujtim dhe për një moment.Kush të le të meditosh, kur në mes të ditës bëhen operacione për kërkimin e armëve? Çfarë i mungon qytetit të minatorëve kur është në terr politiko-informativ? Populli s’do të dijë për rezultate imagjinare , në se u gjetën armë apo jo, por do punë për të mbijetuar! Ferra-Ibrahim nuk tregon se bitumi i Selenicës tani fle si pasuri e ndaluar. Pse ky realitet tragjik? Çdo gjë është e shkretuar: galeritë, distileritë, pusi qendror nuk aktivizohen. Ato, sidomos nivelet e poshtme i ka mbuluar uji e janë kthyer në skëterrë.Pompat nuk punjnë, makineritë nën qiellin e hapët i ha korrozioni. Paisjet kryesore janë vjedhur vite të shkuara e janë shitur me kile P.P.D.S.-iste si metal tek armiqtë tanë shekullorë: Greqi, Mal i Zi, Maqedoni. Shije të keqe si rezultat e fjasko për fushata elektorale është zhdukja e mjeteve të gërmimit të mineralit, transportit. Pas këtyre bëmave, duke u ballafaquar me kërkesat e ligjit, themi se dëmtimi total është 3.000.000 dollarë. Organet ligjore pse nuk ndaluan  vjedhjen tek stoku 40.000 tonësh si bitum i pashitur? E vodhën njerëz që nxinë faqen pa cipë me katran të zi. Prodhimi  vjedhur u magazinua në magazina, në depo private në Vlorë e në fshatrat përreth. Gjithmonë ka dalë mendësia për t’u shitur lirisht, por nga mafiozët është maniuluar e shitur nën dorë. Me këto forma e mënyra janë shitur 1000 ton që bëjnë 10.000.000 lekë. Tek ky mal me mineral kanë djersën e gjakun inxhinierët, teknkët, punëtorët. Ata sot nuk janë të lumtur; ndërmjet tyre gjen plotë veteranë të minierës. Bashkë me të rinjtë, nuk punojnë po dedhin djersën “kafeneve” për të prodhuar sa më shumë asistencë të papaguar…sepse kështu lulëzon më shumë  “Katovica”mbi skeletin e jetës së tyre. Në Selenicë kaë ngelur sot që paguhen nga firma “franceze” më pak se 100 unëtorë e kuadro. Struktura kuptohet që është partiake dhe doroviten vetëm militantët; disa droviten jashtë aktivitetit prodhues, të ashtuquajturit shembullorë, por jashtë borderove.Kush u jep të drejtën kapove të Minierës që të braktisin e denigrojnë 100 kuadro si personel tekniko-shkencor? Për 20 vjet ata në sipërfaqësi, duke mos punuar, zhvillojnë aktivitetin e një firme mafioze pa emër e kuadro dhe vjedhin po nga sipërfaqja, daljet sipërfaqësore të galerive kalorifike, me kosto të ulët nxjerrjeje dhe  që përdoret në fabrikat e tullave.Furnizimi i tyre është bërë me vite nga firmat private pa liçensë brenda kufinjsh hipotikë të minierës. Shteti ka humbur pasurinë e tij, por pushtetarët kanë fituar milioa, duke i hedhur sytë tani tek fabrikat e reja në vend për shtetet fqinjë që janë të varfër nga ky lloj minerali. Në qoftë se populli i vuajtur i Selenicës do të kishte punuar në minierë, nuk do ta kishte braktisur qytetin.

E para: Do të harxhoheshin 1.000. 000 dollarë për të  evaduar galeritë nga minerali i mbetur apo lëndë jo minerale, për t’i prurë galeritë në gjendje shfrytëzimi.

E dyta: Me vënien në punë të sektorëve do të punësoheshin qindra njerëz.

E treta: Do të rritej prodhimi deri në 2000 ton në muaj bitum+zhavorr bituminoz dhe mbi1000 ton në Dollomitin e Dukatit. Mos të harrojmë se kuadrot janë gjallë dhe çdo gjë do të sigurohej me disiplinë shkencore, potencë intelektuale; do të ruhej e balancohej raporti i shfrytëzimit me raportin gjeologjik.

 

Autorët e dramës totale

Selenica ka vite që po përjeton një kalvar të pafund prej harresës totale të pushtetarëve  për 20 vjet. Popullsia nuk ka asnjë të ardhur dhe pronarët tregojnë listat e gjata veresie për paratë e paguara. Nga 60 njësi, pjesa më e madhe e tyre duhet të kryejnë veprimtari “humane”. Njësitë e tjera  janë dyqane, ku të zotët e tyre, që janë 40 flamurësh të politikës, nuk paguajnë taksa.Në rast fushatash elektorale janë po këta që  u japin shtabeve elektorale të hanë e të pinë papaguar.

Ata janë militantë pa kahje politike. Selenicari shpresonte për fëmijët e vet tek financimet e organizmave ndërkombëtare… Dha lekët për rikonstruktimin e 2 shkollave  të mesme  dhe u dorëzua vetëm shkolla “Todi Koçeli”. Po shtypi? Asnjë gazetë e libër nuk hyn më në Selenicë. (Bëhet fjalë për ato në gjuhën shqipe, se në greqisht vijnë, s’mund të diskutohet?! Medet, si na katandisën!

Kohë migjeniane  të mungesës së punës, të parasë e bukës. Pas hallkës së fundit të zinxhirit vijnë sëmundjet. Duke përcjellë 2008-ën e duke pritur 2009-ën, buzë rrugëvsh shiknim fëmijë skeletikë, të zbehtë, tek kolliten thatë-thatë… Po mbi atë rrugë kanë kaluar makinat me ndihma. Po kush pyet për popullin e varfër? Aty kalon dhe “borgjezia” e  re, paria e kuqe me vetura të shtrenjta që xixëllijnë, por nuk i hapin xhamat e zinj për të parë ç’bëhet tej kondicionerëve… Mjaftojnë që vjedhin votat për të ulur prapanicat në karrige. Askush nuk kujtohet për invalidët e shumtë kronkë, që i riu katrani i galerive të thella, për t’i shërua nga sëmundja e mushkrive, reumatizmat e tmerrshme, fituar nga lagështira e nëntokës; si personazhet e Emil Zolait. Ilaçe s’ka  kur farmacia i ka me bollëk. Mungesa e konkurencës e monopoizimi i bëjnë astronomike çmimet e medikamenteve. Qytetari i varfër s’ka më lekë me çfarë t’i blejë… Shërbimi farmaceutik është në pëgjithësi me arsim të mesëm. Nuk ka më sot ditë vizitash për sëmundje të ndryshme nga mjekët-specalistë. Qytetarëve të mbetur atje u shërbejnë mjekë të përgjithshëm apo ndonjë xherah për synetllëqe… U mungojnë dijet që të japin receta për shumë sëmundje.

Ndjejmë  keqardhje për shmë selenicarë, që edhe për shërbime të vogla mjekësore të marrin rrugën 27 kilometërshe  vajtje-ardhje për në Vlorë, kur mund të bëheshin në spitali e qytetit këto shërbime. Spitali e ka humbur funksionimin normal me kapacitet të plotë 40 shtretër. Është rrënuar, sikurse edhe poliklinika. Sot mugojë paisjet e domosdoshme. Spitali ka vetëm një ambulancë të zhveshur, që i mungon dhe suporti i ndihmës së shpejtë, monitori… S’ka as radiolog. Oksigjeni jetëdhënës nuk njihet. Ndoshta duhet hequr dhe nga tabela e Mendelejevit!…

Po duhet riaktivizuar radilogu, e mori e mira e mori, për të ndaluar shpenzimet e të varfërve qytetarë, që dhepër një radiografi dhëmbi a gishti të thyer marrin rrugën për… Vlorë… Paradoksi tjetër, ku vriten ëndrrat e fëmijëve: Është një mikro maternitet, që funksionon jashtë çdo  mundësie. Eksperienca, humanizmi,përkushtimi, dashuria për nënat e vogëlusht nga mamitë e vjetra e mbanjetën që lind atje.

Me dëshpërim arrijmë në përfundimin se në Selenicë koha e errësisër mesjetare ekziston edhe vetëm me mungesën e një mjeku obsetër-gjinekolog.Shtatzënia në mikromaternitetin e Selenicës bëhet pa kontrollin e mjekut! Zoti, që është lart në qiell e fati i ka shpëtuar gratë e shkreta! Edhe këtu si në “Urgjencë” mungon oksigjeni, elektrogrami e uji i ngrohtë. A nuk mund të sigurohen fonde nga Ministria e Shëndetësisë për të vënë në nivelin e kërkesave të kohës realizimin e detyrës dhe neutralizimin e problemeve shëndetësore në qytetin minator?

 

Linja ku udhëton antishqiptarizmi

 

Populli në demokraci edhe në Selenicë nuk jeton i qetë, me frymëmarrje, në punët e veta, por dikush ia vështirëson atë për një moment.E shqetëson me antishqiptarizëm. Ta shikosh dramën te personi i një të huaji, të papjeuri, qeveritari, të konvertuarit të trdhur poitik beson… Varfëria për shqiptarizëm të ulët qënka në Selenicë. “Fati i mirë që atje ka zyra të gjendjes civile”, fati i keq që janë jashtë kontrollit ligjor të shtetit si në Vlorë dhe që urdhërat i marrin nga grekofilët që flasin shqip. Aftësitë e tyre politike duhet t’i përkushtohen organizimit të të folurit shqip e pastaj profesionalizmit vetëm shqip.Të ndërtuar keq, me shpëlarje antikombëtare është tema , ku gjithë të ndershmit e nacionalistët protestojnë në procesin e ndërrimit të emrave. A nuk shikohet e dëgjohet nga pushtetarët e partiakët se antishqiptarët dalin me letra nëpër duar, ku,  pa përgjegjësi, nëpunësja për disa para kallpë nënshkruan me të zezën mbi të bardhë.:

-Aliu e ka transformuar emrin në Vangjel… Zagolli mbiquhet Gjovanos… Dhelpërrorja bëhet Stravrula… A është e drejtë e moralshme ndryshimi i emrit, fesë, kombësisë?… Anuk përdoret dhunë ndaj ligjit nga disa omonistë për t’i detyruar të shkelin parimet e ligjit, duke fallsifikuar nëpër zyrat e shtetit shqiptar?

Ka një problem tjetër në Selenicë. Janë jo të paktë njerëzit që flasin për demokraci e komb. Sidomos disa kuco-vllehë i thonë fjalët lumë, ku më shumë ujë ka frazeologjia e tyre, sesa Vjosa që rrjedh aty, afër. Ata janë djem me flokë të bardhë dhe me fjalën e mençur na japin “vlerat historike të Selenicës si qytet vlleh” e jo si Labëri e Vogël buzë lumit Vjosa, që në lashtësi e deri me David Selenicasin si piktor. Trimëria e fisnikëria është e çmuar dhe nga Europa, se Miniera e Bitumit njihet që nga koha e Aleksandrit të Madh e Roma e Lashtë, se Turqia mirrte për  lëndë djegëse  komunale apo luftarake. Sot disa shqiptarko lyejnë  surratin me katranin e zi, për t’u dukur ndryshe.I marrtë lumi! I marrtë Vjosa! Duhet të kthehesh prapa K.P.se P.D.NJ.(alias OMONIA) e Bollanos dhe Vangjol Dules, është partiçkë greke me pendë të rëna. Malet e fisnikërisë  të fisit tënd janë më të larta.Ç’të punoi ty diktatura, por s’ta uli kokën! Nuk i shërbeve melodive të P.P.S.D.-së, por u mësoje nxënësve vetëm këngë për Flamurin e Skënderbeun.Edhe ndonjë një artist tjetër që krreu libra si krijuesi P.J. me talentin, frymëzimin e ka shtuar prodhimtarinë me vëllime me tregime me një individualitet të spikatur. Por bota e tyre tani është  pushuar nga absurditeti i origjinës helenike, me të clën s’e lidh asgjë.Anuk ka një parti shqiptare ku të merrni pjesë? Mos të ndodhë në Selenicë, si në Gjirokastër, ku P.D.NJ-ja(Omonia) ka krijuar djallëzisht shqata vetëm me krijues nga minoriteti…Tabelat me peizazhe,portrete skica etj. do të ekspozohen nëpër ekspozita, por vetëm me emërtime “greqisht”…Urdhëri nga Janina!Rruga e shtegtimit do të jetë “ ligjore”,vetëm në territorin grek. “Qari” është i Greqisë, por“ zarari” është se krijuesit dhe motivet janë shqiptare Aështë ligjërisht i drejtë udhëtimi i artit, pa marrë lejen nga Ministria e Kulturës? Kur qeveritarët janë koalicion me P.D.NJ.-në me natyrshëri pas vjen ortakëria politike kundër Shqipërisë dhë grekëria shkel të drejtat e shqiptarëve, në mënyrë flagrante, brenda në Selenicë të Shqipërisë!…

 

“Arkivoli” i   nëntokës.

Qeveritarët e çdo ngjyre të Katovicës e kanë lënë qytetin e minatorëve  me rrugë të shkatërruara, pa pallat kulture, me bibliotekë të përmbysur,me shkollë të mesme me 50 veta në një klasë, me kënd lojërash me dorë e fushë sporti të braktisura, ku kullosin  bagëtia,me biznese të falimentuara nga tatimet e rënda,,mungon drita,uji etj.Enigma e çdo pyetjeje s’është më enigmë. Është prishur pamja,frymëmarrjae Selenicës. Edhe ajo pak jetë është paralizuar.Selenicari është nën trysninë e vjedhjes me forcë të qerasë së dritave.Populli është shndërruar në kurrizulur. Partitë i kanë hipur kalipeç për 20 vjet. Prejardhja e të keqes nuk analizohet  nga deledashët. Errësira e energjisë elektrike ka bllokuar galeritë.Është penguar edhe nxjerrja e atij pak bitumi e zhavorri bitminoz, si zëra kryesorë të prodhimit të paplanifikuar.Ae dini që një bukë sot në Selenicë kushton 120 lekë, një bidon qumësht 120 lekë, një kg djath 50-600 lekë? Selenica është një vend industrial që po e braktisin intelektualët, artstët, sportistët, mësuesit, rinia.Dhe cila, se ? Miniera e Bitumit, Selenicë që ka shtruar me asfalt rrugët e Romës, Parisit, Brukselit! Dhe është në dorën e një firme fantazmë.Fajtorët janë qeveritë-parti me stazh 20 vjeçar, që ia shitën firmës franceze për 500.000 dollarë. Një shifër qesharake për blerjen e një miniere që ka rezerva dhe potencial të pallogaritshëm minerali të panxjerrë në sipërfaqe.

Falimentimi i minierës po bëhet avash-avash, me legjimitet djallëzor nga çdo post i qeveritarëve lokalë e vertkalë.Në këtë kujtim të keq askush nga minatorët, punëtorët e galerive, që e kanë minierën si shtëpinë e dytë, nuk janë  naivë, për të mos kuptuar se kush e ka fajin. Ata kanë kërkuar nga firma franceze, nga Prefektura,nga Ministria që të bëhen punime kpitale, investime me jetëgjatësi dhe të kontrollueshme në fushat minerare.Dëgjimi i kësaj kërkese, qoftë dhe nga krahë të moderuar të poitikës, ka rënë në veshë të shurdhër.Si për t’iu kundërvënë propozimeve, qëndrimeve të tilla në kohë, po kryhen punime të mbrapshta shfrytëzimi të mineralit të bitumit në zona të ndaluara, teknikisht të dëmshme të papranueshme në Kolonën e Pusit Qendror në nivelin e II-të.Këto s’janë konkretizime,e arije për të mbajtur e ruajtur pushtetet.Punimet, me kalimin e kohës, po influencojnë negativisht në strukturën e tokës brenda ÇELIKUT (Mantelit) mbrojtës. Po ndodhin lëvizje të tokës, që po shtembërojnë KOLONËN e Pusit Qendror, duke nxjerrë jashtë funksionit minerar gjithë mnierën.Edhe pse janë teknologji të ndaluara për shfrytëzimin e shtresave minerar, F.F.F(firma fantazmë franceze) me sfond korrupsionin e nëndheshëm me qeveritarët, vazhdon të shfrytëzojë minierën me qëllim të fitojë shumë e të harxhojë pak.Edhe kontrollet e shtetit kanë heshtur, kur prodhimi i bitumit të pastër është 4 ton në ditë , gjë që s’është arë e dëgjuar në historinë e Minierës së Selenicës…!

Qeveritarët 20 vjeçarë, duke u treguar liberalë, i hapën oreksin F.F.-së, që ajo të bëjë shfuqizimin e palgjshëm të stokut të skorjeve nga djegia e qymyrit bituminoz. Në vijim evidencojmë se firma bën veprime antiligjore, siç ështëshfrytëzimi vetëm i niveleve të Pusit Q endror, kur në aktin e blerjes q ë i bën minierës së Selenicë, duhej të vinte në punë edhe nivele, sipërfaqe të tilla për të punësuar qindra punëtorë. Në këto kushte që ndodhet Miniera dhe kur nuk ka asnjë kontroll nga Shteti për perspektivën e saj, duket qartë se, jo vetëm që s’do ta mbajë minierën siç e ka kontrata, por po e mbyll, po e braktis atë.Askush nuk vepronNga braktisja e nxituar për interesa për interesa imediate të firmës, kanë dalë jashtë pune karierat dhe galeritë e tjera, që kanë ekzistuar dhe ishin në kontratën eblerjes.Dëmi që i bëhet shtetit shqiptar është me miliona dollarë.

Sa herë të shkosh në Selenicë, gjen po ato fytyra.I bëjnë llogaritë për vehte e nuk janë negociatorë, bashkëbisedues të zotë, për të prurë investitorë seriozë për Minierën e Selenicës.Praktikat e derisotme janë kundër minatorëve të nderuar të thellësive të nëntokës, që  lindën vetë,u rritën e u thinjën me Minierën dhe me djersën e ballit edukuan e rritën breza të tërë fëmijësh për ta dashuruar këtë qytet

Tashmë, nuk është vështirë të kuptohet e zbulohet edhe enigma e fundit:…Selenica do të ringjallet si qytet i minatorëve , kur të punojë binomi:

-Pushteti Socialist plus Pushteti Demokratik plus elektrifikimin e Selenicës…!

Dhe ikim nga ky terr-skëterrë, të shoqëruar nga tingujt e këmbanës  së kishës vllaho-greke, që eshtë si një muzikë funebre për përcjelljen e djemve të Selenicës në emigracin… Greqi!?

Me besim se gjerat do të venë mbarë për rikthim në identitet të qytetit dhe minierës, me punë të pastër, me jetë të qeshur, me muzikë të gëzuar. Dhe ne do të vijmë përsëri këtu. Me BESIM!

 

Please follow and like us: