Shqipëria përgjatë 30 viteve, lojë ping-pongu me kushtetutën, ligjet e saj dhe Kodin Zgjedhor
Xhoi Jakaj
Shqiperia përgjatë 30 viteve lojë ping-pongu me kushtetutën, ligjet e saj dhe Kodin Zgjedhor
Ndërkohë po ju kujtoj:
1- Nuk ka mirëqenie për popullin e thjeshtë.
2- Nuk ka drejtësi për të varfërit.
3-Shkollat e spitalet shtetërore nuk funksionojnë si duhet, niveli i shërbimit ka rënie çdo vit dhe buxhetet për këto ministri jetike kanë njohur ulje,
4-Nese kërkon një shërbimi sot në çdo dikaster shtetëror ai blihet.
4- Integrim i personave në nevoje është në stadin më të ulët në histori.
5- Shumica e të punësuarve nē institucionet shtetërore janë të detyruar të kthehen në shërbim të politikës ose humbasin vendin e punës dhe funksionimi i shtetit është prej kohësh Parti-Shtet.
6-Drejtësia ka hyrë në kanale dhe labirinthe pa kthim
7-Emigrimi i trurit dhe shkëncëtarëve drejt vendeve në zhvillim, tashmē është plaga më e thellë e shoqërisë shqiptare.
8-Pas tërmetit shumë banorë në zonat e prekura janë akoma pa shtēpi.
9-Nuk mjaftoj tërmeti, por me ardhjen e pandemisë humbën edhe vendet e punës 35-40 % e shqiptarëve.
10-Njeriu i thjeshtë e punëtor është zhytur për fat të keq në demoralizim dhe humbje shprese dhe përditë e më tepër shohim largime e braktisje të vendit si zgjidhje e vetme për të ardhmen e fëmijëve.
Situatën po e përmbledh me pese fjali të shkurtra.
- Shoqëri e mbarsur me negativitet.
- Politike e mbushur me hajdutllëk.
- Popull i shtypur, dhe i zhytur në fukarallek.
- Askush nuk flet, për edukim, arsimim, punësim, ekonomi e mirëqënie.
- Flasim .dëgjojmë dhe konsumojmë pafund gjatë 24 orëve: këshill politik, kod zgjedhor e zgjedhje të reja, por në afatin kushtetues, jo si nevojë emergjente për të rregulluar të metat, dobësitë, magësitë apo katrahurën që i ka sjellë politika ndër vite njeriut në këtë vend.