Natasha Lako: Sapo jam zgjuar nga një ëndërr e keqe…
Sapo jam zgjuar nga një ëndërr e keqe,
Ku kuajt nën qiell të qelqtë nuk dinë të vrapojnë, as dinë të ndalin,
As fluturojnë, as nuk fluturojnë zogjtë pendëbutë mbi tokë,
Thua në këtë botë çfarë ëndërr shohin kuajt dhe zogjtë për mua,
Dhe a shohin dot?
Poezi e lexuar në sallën e Teatrit Kombëtar më 20 Tetor 1990, me rastin e Muajit të Letërsis & ‘Thesi me pellumba’ Eurorilindja.
Please follow and like us: