Albspirit

Media/News/Publishing

Brisida Shehaj: Disa sqarime të thjeshta për Myslim Murrizin (Major Lymin)!

Ish drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj replikoi sonte me deputetin e listave fundore të opozitës, Myslim Murrizi duke theksuar se ajo vetë ka burrëri dhe rilindësve, siç tha ua ka treguar vendin.

Disa sqarime të thjeshta për Major Lymin.

 

  1. Të nisësh punën në arkë, në bankë është nisja normale për një sapo të diplomuar. Për pak vite, në moshën 26 vjeçare me logjikën profesionale e meritokraci, u emërova drejtore në bankë (se aty nuk të bën miku drejtor).

2. Jam larguar nga tatimet në vitin 2016 dhe deri me sot as ata që të keqinformojnë me qëllim nuk gjetën dot një akuzë të vetme për mua për korrupsion.

3. Unë pagat e mia i kam patur nga dita e parë e punës e gjer më sot të deklaruara. Burimi im i jetesës. Nuk pres unë leje ndërtimi as nga Kavaja, apo Sauku.

4. Një këshillë, meqë përvoja në media më ndihmoi ta kuptoj edhe më mirë rëndësinë e lajmit përballë shpifjes: para se të deklarohesh mbi mua bën mirë të informohesh saktë, je aq pranë Rilindasve sa për të mos bërë gafa, që as ata nuk ia lejojnë vetes, por të keqpërdorin.

Please follow and like us: