Robin Krasniqi, i pari boksier shqiptar që shpallet kampion bote
https://twitter.com/i/status/1315052144031133697
Boksieri me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi, është shpallur kampion bote në WBA dhe IBO në divizionin “light heavyweight” që përfshin peshat 76-79 kg. Mbrëmjen e së shtunës, 33-vjeçari arriti të rrëzojë me “Knock Out” në raundin e tretë gjermanin Dominik Bëzel. Të tre raundet e ndeshjes folën për Krasniqin i cili bëhet kështu i pari boksier me origjinë shqiptare që shpallet kampion bote.
Robin Krasniqi ka lindur në Junik të Kosovës por familja e tij u zhvendos në Mynih gjatë luftës që shpërtheu gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Ai ndeshet nën flamurin Gjerman por nuk e harron origjinën e tij. Edhe mbrëmjen e djeshme kur u shpall kampion bote, Krasniqi hyri në ring me këngën “Kuq e Zi”. Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje në karrierën e tij, prej tyre 19 me “Knock Out”, ndërsa Bëzel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje.