Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Adem Harxhi sqaron një herë e mirë dilemën femërore mes virgjërise dhe jovirgjërisë

 

Ideja e virgjërisë është shumë e vjetër. Njerëzit në Greqinë dhe në Romën e vjetër e përdorin termin virgjëri për t’iu referuar një gruas ose një perëndie që ishte autonome dhe e pavarur nga një burrë. Më vonë ky term u aplikua vetëm për virgjërinë seksuale.

Pra të virgjër janë ata persona që nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. Që kur virgjëria mori këtë kuptim, një vajzë që mbetet virgjëreshë deri në martesë e mbante lart nderin e familjes dhe i kalonte vlerat e saj të pastra nga babai tek burri. Në atë kohë nuk kishte mjete për kontrollin e lindjes dhe vetëm virgjëria garantonte që fëmijët do të lindnin vetëm nga çifte të martuara.

Në rastin tuaj që ju bëni gjithçka me përjashtim të interkursës, është krejt normale që të ndjeheni konfuze. Po të flasim teknikisht ju jeni të virgjër. Por, emocionalisht dhe fizikisht ju jeni përfshirë në marrëdhënie intime që janë reciproke, plot respekt, të sigurta dhe që u kënaqin. Në këto kushte virgjëria teknike nuk ka asnjë rëndësi. Ajo lidhet vetëm me praninë ose jo të një cipe të hollë, kur disa vajza lindin pa të dhe tek shumë tjera griset nga një ushtrim gjimnastikor, një ngjitje në pemë, nga hipja në kalë, ose vendosja e një tamponi. Rëndësi ka virgjëria emocionale, ju atë e keni tejkaluar.

Të zgjedhësh të bësh interkursë për herë të parë, gjithmonë është një vendim me shumë rëndësi. Për deri sa ti i ke shoshitur  zgjedhjet e tua dhe ke menduar për implikimet dhe konsekuencat (të mira dhe të këqija) që  mund të ketë për ty, për partnerin tënd dhe për marrëdhënien tuaj,  interkursa seksuale, nuk ka dyshim se ti e ke hedhur hapin e parë në marrjen e këtij vendimi të rëndësishëm.

Nuk gjej dot një përgjigje të vetme që të konsiderohet e mirë ose e keqe për pyetjen tënde. Vendimin për të bërë interkursë seksuale ju të dy duhet ta vlerësoni me shumë kujdes. Ti shqetësohesh nga që keni vetëm tre muaj që njiheni. Kjo, padyshim, ka rëndësi dhe nuk duhet ta harroni këtë faktor. Bashkë me djalin analizoni mirë gjërat midis jush, dhe përpiquni të kuptoni se pse tani është koha e përshtatshme të bëni seks. Peshojini mirë gjërat, si njohjen në kohë të pamjaftueshme, ashtu edhe dëshirat tuaja dhe pas kësaj merrni një vendim.

Këtu më poshtë po të bëj disa pyetje që do të të ndihmojnë të gjesh në se ty dhe djali yt jeni gati për të marrë një vendim:

1-A jeni të dy të kënaqur me marrëdhënien që keni? A jeni të zotët të komunikoni mirë me njeri tjetrin? A shqetësoheni për njeri tjetrin emocionalisht dhe fizikisht?

2-Çfarë kuptimi ka për ti interkursa ? Po për djalin tënd çdo të thotë kjo? A keni të dy të njëjtin vlerësim  për interkursën në marrëdhënien tuaj?

3-Çfarë mund të ndodhë po të prisni edhe pak? Çfarë do të humbisni dhe çfarë do të fitoni?

4-A jepni e merrni kënaqësi reciproke në marrëdhënien seksuale që aktualisht keni ? A ndjehesh ti komforte t’i shpjegosh djalit atë që do dhe atë që nuk të pëlqen? A e dini se ka edhe opsione të tjera përveç interkursës, që mund t’i shfrytëzoni për të arritur kënaqësinë seksuale?

5-Kur e imagjinon veten duke bërë interkursë, cila pjesë e eksperiencës së imagjinuar të duket e mrekullueshme? Cila pjesë të bën të ndjehesh e shqetësuar? Po djali si e imagjinon interkursën?

6-A jeni të dy të përgatitur të merrni përgjegjësinë e të bërit seks të sigurtë? A ndjeheni një soj të përkushtuar për seksin e sigurtë.?

Nuk do të ishte keq t’i shënoje në një listë “pro-të” dhe “kundrat”, madje edhe ato që konsiderohen si të modës së vjetër, lidhur me interkursën. Ndonjëherë kur i sheh fjalët në letër, kjo të ndihmon t’i vlerësosh më mirë mendimet e tua. Në qoftë se ka diçka që duhet ta rishikoni ose që u bezdis, bëni mirë t’i keni parasysh para se të merrni vendimin.

Mund të ndodhë që ta ndryshoni mendimin e të thoni se tani nuk është koha për të bërë interkursë. Vazhdoni të kënaqeni duke njohur më mirë njeri-tjetrin, duke frekuentuar kinematë, teatrot, koncertet, të hani jashtë së bashku, ose të shëtisni së bashku. Në këtë mënyrë do të zbuloni tek njeri tjetri gjërat e përbashkëta dhe do të mësoni më shumë për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e shokut.

Në qoftë se vendosni të kryeni interkursë, mos harroni se kondomet mashkullore janë ato që përdoren më shumë për t’u mbrojtur nga Sëmundjet Infektive Seksuale dhe nga shtatzënia e padëshiruar. Ka një miriadë të tërë opsionesh për seksin e sigurtë. Mundohu të gjesh libra e artikuj. Atje do të gjesh informacion e duhur për seksin e sigurtë dhe për mënyrat e ndryshme që përdoren për kontracepsionin. Një mënyrë më e mirë për të mësuar për seksin e sigurtë  dhe kontraceptivët është që të dy veçmas të bisedoni secili me doktorin e tij për efektivitetin  e kontraceptivëve, si dhe për avantazhet dhe disavantazhet që ato kanë.

Ja dhe diçka tjetër. Për vajzat dhe djemtë eksperienca seksuale e “herës së parë” ka diapazon të gjerë kënaqësie, që shkon nga “mrekullia me të cilën tundet bota ” tek “jo ndonjë gjë e madhe” e deri tek “ e dhimbshme, një ngatërresë e bezdisshme, një gjë jo fine”.

Ideja për t’u përfshirë në interkursë seksuale shpesh është intriguese, por ka rëndësi të dini se gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç i planifikon. Komunikimi me partnerin është me shumë rëndësi. Mundohuni t’i përshtateni njeri-tjetrit, të qeshni, të bëni humor dhe kështu natyralisht të krijoni “momentin” në të cilin do të shpaloset eksperienca e re. Ti nuk do të bëhesh seksuale me një herë. Kjo jo gjithmonë vjen në mënyrë të vetvetishme, ajo është diçka që përmirësohet me kohë, me besim, me komunikim dhe me praktikë.

Disa njerëz e kanë të vështirë ta shtyjnë penisin në vaginë, veçanërisht herën e parë që bëjnë interkursë. Kjo varet nga fortësia e penisit e kombinuar me shkallën lubrifikimit të vaginës. Ndodh shpesh që penisi i djalit i forcuar plotësisht për të penetruar vajzën, por ajo mund të mos jetë akoma gati ta lejojë atë të hyjë. Duhet të dini se këtu nuk ka të bëjë madhësia e penisit. Një vaginë normale, sado e vogël të jetë, normalisht është e aftë të akomodojë një penis të çdo madhësie, vetëm që ajo duhet të jetë e relaksuar plotësisht.

Ju të dy duhet të komunikoni me njeri tjetrin dhe të gjeni momentin se kur jeni fizikisht gati për penetrim. Ereksioni i djalit është i dukshëm, gatishmëria e vajzës është më pak e dukshme prandaj ju të dy duhet të dini se vajza duhet të lubrifikohet mjaftueshëm që të lejojë penisin të hyjë në vaginë lehtësisht. Në qoftë se përpiqeni të penetroni përpara se ti të jesh plotësisht e eksituar dhe e lubrifikuar, ti do tw ndjehesh  shumë e ngushtë dhe seksi do të jetë me dhimbje. Mos u nxitoni dhe thuaj djalit tënd të mos nxitohet. Madje edhe kur do të ndjehesh e relaksuar dhe seksi, është me shumë rëndësi të gjeni kohën e duhur. Bisedoni, merreni ngadalë, djali të penetrojë ngadalë, pak nga pak jo të gjithin me njëherë, përdorni lubrifikant jashtë kondomit dhe rreth buzëve të vaginës, bisedoni, prekni njeri tjetrin dhe mësoni si ta bëni penetrimin që të jetë i mirë për të dy.

Seksi për herë të parë me një partner të ri është i vështirë – ai përmirësohet me komunikim më të MIRË.

Të uroj fat që të zgjedhësh atë që të pëlqen.

 

 

Please follow and like us: