Albspirit

Media/News/Publishing

Kush ishte në fakt Ponc Pilati?

“Unë nuk jam aspak përgjegjës për këtë gjak që po derdhet; ju po e shihni edhe vetë”. Me këto fjalë, sipas apostullit Mate, prefekti i Judesë, Ponc Pilati, e dënoi Jezu Krishtin, pasi ai u shpall fajtor për blasfemi. Pra duke hequr vetja çdo lloj përgjegjësi. (Nga ai moment buron edhe termi i përbotshëm:I lau duart si Ponc Pilati). Për kundërshtimin e zyrtarit romak ndaj dënimit të të akuzuarit (duke ua lënë kësisoj hebrenjve gjithë përgjegjësinë për kryqëzimin e Jezusit), flasin vetëm Ungjijtë. Edhe vetë ekzistenca e një prefekti me emrin Pilat, u dokumentua për një kohë të gjatë vetëm nga Dhjata e Re. Kjo deri në vitin 1961, kur një punëtor në Çezare (Izrael), zbuloi një epigraf romak ku shkruhej “Pontius Pilatus, Praefectus Iudeae” (Ponc Pilati, Prefekti i Judesë).

I panjohuri i famshëm

Gjithsesi, ajo që ne mendojmë se dimë mbi Ponc Pilatin,është vetëm rezultat i hipotezave. Ai ka qenë ndoshta me prejardhje samnite (që i përkiste familjes vestinase Pontii) dhe ishte prokuror i Judesë për 10 vjet, periudhë në të cilën ai nuk duhet të ketë qenë shumë i butë me banorët e zonës, të cilët nuk i kishte shumë qejf. Mbase qasja e tij me grusht të hekurt gjatë revoltave të shumta në provincë, mund të ketë qenë edhe arsyeja e largimit të tij nga kjo detyrë në vitin 36 Pas Krishtit, ose 3 vite pas dënimit të Jezusit. Edhe mbi fundin e tij ekzistojnë shumë hipoteza. Ndoshta ai u ekzekutua nga perandori romak Kaligula. Ndoshta vdiq i vetëvrarë pasi u internua në Gali, ose u pendua pasi u konvertua në fenë e Krishterë nën ndikimin e gruas së tij Klaudia. Pra misteri i njeriut që e la Jezusin në fatin e tij që e kishte parathënë vetë, mbetet ende i pazgjidhur. / bota.al

Please follow and like us: