Kinostudio “Shqipëria e re”, si përgjohej nga Sigurimi i Shtetit në 1970- 1991
Autoriteti i Dosjeve ka publikuar dokumentin që tregon se si ish Kinostudio “Shqipëria e Re” u konsiderua objekt i rëndësisë së veçantë, duke u vënë nën survejimin e rreptë agjenturor të Sigurimit të Shtetit, nga viti 1970 deri më 1991. Me këtë dokument flitet për hapjen e dosjes së këtij objekti, që tashmë konsiderohet i deklasifikuar sipas Autoritetit, e cila përmban 251 faqe dhe raporte survejimi. Rreth 30 regjisorë, aktorë dhe punonjës të Kinostudios, ku u evidentuan 17 “kontigjente armike”, survejoheshin nga 7 informatorë të Sigurimit të Shtetit, rezidentë në Kinostudio.
Autoriteti i Dosjeve ka publikuar dokumentin që tregon se si ish Kinostudio “Shqipëria e Re” u konsiderua objekt i rëndësisë së veçantë, duke u vënë nën survejimin e rreptë agjenturor të Sigurimit të Shtetit, nga viti 1970 deri më 1991. Me këtë dokument flitet për hapjen e dosjes së këtij objekti, që tashmë konsiderohet i deklasifikuar sipas Autoritetit, e cila përmban 251 faqe dhe raporte survejimi.
Informacioni që dha dje Autoriteti është: Dosje e objektit të Kinostudios “Shqipëria e re “, nr.133, është deklasifikuar më 01.04.2021. Dosja ka 251 faqe dhe përmban raporte të Drejtorisë I, dega VII e ish-Sigurimit të Shtetit. E hapur në 1.2.1970, dosja nr. 133 u mbyll më 9.03.1991 nga punëtori operativ.
Rreth 30 regjisorë, aktorë dhe punonjës të Kinostudios, ku u evidentuan 17 “kontigjente armike”, survejoheshin nga 7 informatorë të Sigurimit të Shtetit, rezidentë në Kinostudio.