Albspirit

Media/News/Publishing

+16/Mbi akademitë shkencore në Tiranë dhe Prishtinë dhe tri-katër akademitë e tjera që na paraqesin si karagjozë në botën perëndimore

Shqipëria dhe Kosova ka dy akademi shtetërore, që natyrisht nuk janë më të shquarat në Ballkan, Europë e më gjerë, por janë gjithsesi institucione shkencore, pra me njerëz të spikatur dhe disa akademi të tjera alternative, të cilat si anëtarët ashtu edhe kryetarët i kanë aq profanë dhe aq kryegdhë sa na tregojnë në botën perëndimore se jemi një popull karagjoz, po aq të pështirë sa poetët dhe profesorët që shfaqen me certifikata mbarëplanetare dhe e duan edhe cilësimin ‘ndër më të shquarit’, ‘i shquar’, ‘tepër i shquar’ kur ftohen nga menderatorët e mbëmjeve të ekraneve televizive.

Shumë kohë më parë, në vitet e para të demokracisë, disa pseudoprofesorë pajiseshin me certifikatat ‘Më i miri në Ballkan’, ‘Ndër 100 të shquarit e Europës’, “Më i vlerësuari në botën aziatike’, të cilat i blenin dhe i bënin publike. Pati edhe të tillë që afishoheshin si anëtarë të Akademisë Ballkanike, të Akademisë Europiane, të asj të tri kontinentve, madje edhe planetare, por kur u shikoje tekstet e tyre ishin aq pocaqi sa duhet të vije duar në kokë.

Përpos tyre ka edhe mitomanë të gradave shkencore, që e vënë para, mbrapa dhe në mes doktor i shkencave, por kur duan të urojnë në vend që të shkruajnë ‘qofsh i lumtur’ të thonë jo në shqipen standarde ‘q*fsh i lumtur’! Eshtë njësoj siç thonë në vendlindjen time, Gjirokastër, ‘për një ll që ti nuk e ve, fjala pyll bëhet p*dh, por që s’ka lidhje me konspiracionistët…

Për fat të keq Shqipëria mund të jetë ndër të parët për profesorë e doktorë, për poetë e shkrimtarë, për psikologë, filozofë, për shoqata kulturore-artistike, për organizata mbarëkombëtare, për mashtrues të çështjeve atdhetare, natyrisht për spiunë dhe kallzonjës vullnetarë, konspiraconistë, organizata të paqes dhe vullnetarë në konflikte që nuk kanë asnjë lidhje me ne, për hoxhallarë të shkarë dhe priftërinj që presin ikjen e dritave, vulëmbajtës dhe vulëhumbur, mercenarë, ashikë dhe LGBD-ista, për çingije të partive që janë grusht-bashkuar rreth liderit, pra për një skotë legenësh që hiqen ndryshe nga çfarë janë.

Një kryeministre britanike, Theçer që vinte nga komuniteti shkencor dhe kërkoi të bëhej anëtare e jashtme e akademisë britanike nuk u pranua nga ky institucion thjesht dhe vetëm se mund të cenohej pavarësia e punës shkencore.

Please follow and like us: