Albspirit

Media/News/Publishing

Agim Hushi: Partia ime është Shqipëria Demokratike!

 

Dua të flasim hapur dhe të mirëkuptohem me ju miq!

Unë s’jam kundër bindjeve tuaja dhe nuk më shqetëson fare se më ke parti jeni, kujt force politike i përkisni në këto ditë të nxehta politike!

Por ju lutem mos u mërzisni as ju, aq më pak të më atakoni se kujt i besoj unë më shumë, për cilin mendoj unë se kush duhet ta udhëheqi Shqipërinë!

Po e filloj…

Kush më shumë se Enver Hoxha i dha Shqipërisë?

Ndërtoi rrugë, diga, kantiere, hidrocentrale, fabrika, kooperativa, shkolla, spitale. Ngriti ushtrinë dhe elektrifikoi vendin!

Ngriti shtëpi për tërmetin!

Çoji spitalet në zonat më të humbura të vendit.

Ngriti mjekësine dhe arsimin falas. Siguroi punësim dhe pensione për të gjithë!

Por izoloi Shqipërinë.

Shpiku luftën e klasave dhe e degdisi popullin në burg!

Solli një varfëri të llahtarshme! Një rregjim antipopullor dhe iku me turp!

Me një fund diktatori dhe mori urrejtjen, përbuzjen popullore!

Akoma nuk kemi vënë mend ne se nuk mund të mbështetemi më mbi një tjetër politikan të dështuar!

Edi Rama po bën rrugë, spitale, shkolla, lulishte, sheshe, po ngren shtëpi për tërmetin, stacione elektrike por ka sjellë zi, ka boshatisur kombin çdo ditë.

Njerëzit po ikin masivisht, po lënë atdheun!

Borxhi shtetëror ia ka kaluar çdo qeverie.

Qeveria po paguan nga paratë e popullit miliona lekë të humbura nëpër gjyqe ndërkombëtare!

Dhe gënjehet!

Gënjehet natë e ditë pa pikë turpi!

Mashtrohet populli me vetëdije kriminale!

Vjedhjet dhe mashtrimet shtetërore janë në kulmet e tyre. Korrupsioni ka marrë përmasa galopante duke zënë nga vendet e para në botë!

Përse?

Përse o njerëz?!

Përse këtë Enverin e dytë duhet ta mbajmë mbi krye ashtu sic kërkonte Diktatori: pafundësisht!

Përse fituam Demokracinë që mos ta përdorim kurrë?

Që të mbajmë një hajdut orator pafundësisht mbi krye se flet bukur!

Se i ka hedhur trutë e gomarit njerëzve për t’u larguar nga pushteti vetëm kur t’i vijë vdekja natyrale, tamam si Diktatori!

Miq, më gjykoni si të doni, por unë e kam vendosur të gjykoj i qetë, si qytetar i lirë dhe me paanësi!

Partia ime është Liria ime!

Partia ime është vullneti i lirë!

Partia ime nuk janë mashtruesit e regjur me pushtet të pafundëm!

Partia ime nuk janë Diktatorët! Partia ime është Shqipëria Demokratike!

Please follow and like us: