Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: Maskarada…  

 Ese 

Dola për shëtitje vura maskën. Ditë gri. Qielli me re. Kodrat përqark kanë blana-blana copëra dielli. Ka erë që më tepër më ndihmon për të ecur. Rrugës qetësi, veçse uturima e erës që shtohet. Për gati 3 klm shkëmbehem me  dy njerëz që duke qenë se ecin kundër erës duket se mezi pedalojnë. Me maska dhe ata, të shkëputur nga njeri-tjetri.

Mu duk sikur flisnin me vete. Kontrollova veten, edhe unë po fjalosesha me veten. Më duket më shumë isha grindur se sa isha çmallur! I kërkoja llogari vetes që mos u pajto me gjërat që nuk të pëlqejnë. Pse lexon lajme çdo ditë?!

Hodha kokën mos kishte ndonjë këmbësor pranë që të më shikonte po flisja me zë apo heshtur me trurin! Më pas e qetësova veten se mu kujtua një tregim i Çehovit. Kur u ngritën nga lokali një çift, partnerja ishte në merak se burrit i merreshin këmbët nga votka, po kur hodhi sytë e rreth e rrotull të gjithëve u merreshin këmbët.

Nuk kam pse të vë mendjen në ring po i thosha vetes, sot gjithë Shqipëria është kështu me maska! Ku u kujtova gjithë bota është bërë një maskë me ngjyra të ndryshme që garojnë, nuk jemi në një mendje! Kjo është jeta! Duhen mbajtur maska!

15 tetor 2020. 

 

Please follow and like us: