Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Droga vret më shumë se Covid-19…

 

Policia në gjurmim të maskave.

Dy fjalë për drogën që të mbroni jetën e të rinjve, edhe ky element përveç virusit të Covid-19 vret dalëngadalë.

Virusi vret, por edhe droga vret më shumë!

Historiku i drogërave të ndryshme dhe mania që kanë adoleshentë e të rinj që të përfshihen në rrjetin e droges si prodhues, shpërndarës apo përdorues.
Arsyet janë të shumta, por kryesoret:
•Papunësia,
•Varfëria,
•Braktisja e shkollës,
•Mungesa e politikave të punësimit,
•Si dhe mania për pasurim të shpejtë.

Të rinjtë tanë janë me pa mundësi punësimi dhe studimet e tyre pa perspektive si në të gjitha vendet e botës, ata janë të destinuar të largohen ose iu kthehet në mani kultuvimi dhe përpunimi i drogërave, i cili është një element nëpërmes të cilit shohin pasurimin e shpejtë dhe ‘shpëtimin’ e tyre nga varfëria.

Beteja kundër drogës dhe përdorimit të saj bën bujë ende për shumë arsye. Sidoqoftë, me gjithë vëmendjen e vazhdueshme që sot “lufta e drogës” merr, duket sikur drogërat më të zakonshme sapo janë zbuluar.

Edhe pse procesi kryesor i prodhimit të shumicës së drogërave shpesh kryhet nga fermerë në disa qoshe të largëta të botës, realiteti është se shumica e drogave moderne u zbuluan mijëra vjet më parë.

Evidenca arkeologjike dëshmojnë se opiumi dhe kërpudhat ‘magjike’ janë përdorur pothuajse 10.000 vjet më parë. por nuk flitet shumë për efektet negative të tyre në lashtësi.
Sot drogërat janë ilegale dhe ndoshta ky është edhe një nga faktorët që ndikon gjithnjë e më shumë për të tërhequr masën pas tyre. Psikologjikisht sa më shumë t’i thuash dikujt se çfarë duhet të bëjë e çfarë jo, aq më shumë gjasa ka të priret drejt veprimeve të ndaluara e të braktisë ato që i lejohen: është mëkati themelor i njerëzimit ‘molla e Evës’.

Le të bëjmë një historik të shkurtër të drogërave që luftohen kaq shumë sot:
Opiumi është padyshim droga më e përdorur gjerësisht në historinë e lashtë.
Historia e opiumit është e gjatë dhe komplekse, por historianët besojnë se u kultivuan së pari nga sumerët në 3400 pes.
Opiumi rrjedh nga lateksi i gjetur në lëvozhgën e luleve të lulëkuqes. Historikisht droga është përdorur për të siguruar lehtësimin e një dhimbjeje, nxit gjumin, kurimin e diaresë edhe lehtëson disa sëmundje.
Droga është përpunuar sot në derivate si heroina, ndërsa lulja mund të shndërrohet në një çaj të fuqishëm. Afganistani është prodhuesi më i madh i opiumit. Nivelet e prodhimit kanë mbetur të larta paçka trazirave politike të Lindjes së Mesme.
Kërpudhat Magjike (Psilocybin) janë përdorur nga njerëzit e lashtë në shkretëtirën Sahariane, si dhe në të gjithë kulturat e Amerikës Qendrore dhe Jugore. Kërpudhat magjike shquhen për krijimin e halucinacioneve, për të cilat përdoruesit e lashtë pasi besonin se u ofronin qasje në nivele më të larta të inteligjencës.

Marijuana – droga që ndan botën

Mijëra vjet besohet të ketë qenë përdorur në Azinë e lashtë Qendrore dhe Jugore. Një varr 2.7000-vjeçar në Kinën perëndimore shfaq provën më të fundit se kjo drogë është përdorur si substancë psikoaktive në kohët e lashta. Kanabisi (siç njihet ndryshe) është kultivuar në të kaluarën për fibrat e tij (kërp) si edhe për t’u përdorur si ilaç kundër dhimbjeve e për të krijuar një gjendje të qetësisë mendore. Edhe pse kanabis është ende i paligjshëm në shumicën e vendeve, ka raste të legalizimit mjekësor për shkak të përdorimit të tij në trajtimin e glaukomës dhe rritjes së oreksit të trupit.
Të tjerë dëshmojnë edhe si medikament kundër kancerit.
Kokaina, gjethet e kokainës janë përdorur si çaj medicinal nga fiset maja për shkak të efekteve të fuqishme stimuluese.
Kjo lloj droge është shumë e fuqishme: vetëm 100 gram gjethe bimore përmban sasinë e rekomanduar ditore për vitamina, hekur, fosfor, kalcium dhe hekur.
Me gjithë këto efekte pozitive që duket se këto drogëra kanë dhe historinë e tyre të lashtë sa vetë bota pse janë ilegale dhe pse iu bëhet kaq shumë jehonë efekteve negative të tyre?
Të kujtojmë se si këto drogëra janë bërë ilegale: ndalimi i marijuanës lidhet me racizmin.
Në vitin 1937 u ndalua në SHBA, pasi përdorimi i saj bënte femrat e bardha të donin të shoqëroheshin me zezakët. Opiumi është droga e parë e ndaluar që në 1914 pasi përdorej nga kinezët që ndërtuan hekurudhat në Amerikë. Kokaina është bërë e jashtëligjshme më pas – pasi lloji krak i saj u bë në masë nga popullsia me ngjyrë, edhe pse sasi të vogla të saj gjendeshin tek Coca – Cola.
Ajo që i bën të jashtëligjshme këto drogëra lidhet me një sërë faktorësh të tjerë (si prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore, vrasjet apo krimi i organizuar) si edhe me efektet e tyre anësore në raste varësie apo edhe mbidoze.
Shoqërinë shqiptare e shqetëson në masë përdorimi dhe kultivimi i marijuanës në shumë zona të vendit. Sot ka raste në botë të vdekjes nga mbidoza, por edhe pasojat tek përdoruesit e varur janë të rënda.
Në fakt disa studiues ngulmojnë në faktin se marijuana nuk prodhon as përdorues të varur por është shoqëria e degreaduar ajo që e gjen marijuanën si fajtore të gjendjes së mjerueshme ku kanë degraduar shumë njerëz, apo edhe për të justifikuar sjelljet kriminale.
Kronikat e fundit të lajmeve, faqe e parë a dhe të fundit të gazetave, portalet on-line, deklarimet e policisë flasin për një numër të madh krimesh edhe si vrasja e të rinjëve në Malësi të Madhe, për arat e mbjella me drogë, krimet që po kryhen nga të mitur e adoleshentë të cilët rezultojnë të jenë edhe përdorues të lëndëve narkotike sot janë bërë të zakonshme që të dëgjosh edhe fëmijë 12-vjeçarë, të cilët me krenari thonë se ‘kanë provuar hashash’.
Në një kohë ku çdo drogë e mundshme qarkullon pa më të voglin problem e ku një pjesë e mirë e ‘shitësve të pakicës’ janë të mitur sigurisht që do t’i çojë këta fëmijë edhe në rrugën e kriminalitetit, qoftë për një ‘pazar të keq’, qoftë për të siguruar drogë për përdorim, qoftë për të ‘ngjitur’ shkallët e karrierës kriminale.
A është vërtet droga ajo që po e çon rininë drejt krimit apo ka faktorë të tjerë?
Po i rikthehem edhe një herë tranzicionit aq të gjatë që kalon vendi,saqë është bërë kaotik e rraskapitës për të gjithë prej 30 vitesh.

Teksa të gjithë përqëndrohen në zgjedhjet e ardhshme për të siguruar terren per vete dhe per të pasur një mandat të qeverisjes politike, të rinjtë janë harruar, në një mënyrë a një tjetër e janë lënë në harresë dhe nuk iu kushtohet vëmendje as nëse frekuentojnë shkollën apo nëse në kokë ji erdhi dëshira për të provuar drogëra çdo ditë e aq më pak vëmendje i kushtohet kulturës aq degraduese që ata manifestojnë çdo ditë.
Rendja pas parasë e të mirave materiale e ka lënë në hije rëndësinë e rritjes së tyre nëpërmjet ‘punës së ndershme’, siç ne shqiptarët quajmë çdo punë që arrihet nëpërmjet një formimi të caktuar si edukimit dhe zhvillimit të intelektit.
Në një mjedis të tillë inteligjenca pozitive nuk njihet aspak si koncept; në fakt një pjesë e mirë e shoqërisë sonë e di fare mirë se çfarë mund të quhet inteligjencë negative.
Dhe janë pikërisht të rinjtë tanë ata që e duan paranë më tepër se çdo gjë tjetër sepse panë kushërinjtë e tyre apo komshinjtë që u pasuruan për 10 vjet e këta duan ta arrijnë për 1 vit.
E ngaqë nuk kanë vullnet të punojnë për të arritur çka duan, ulen në një qoshe pallati e fillojnë të pijnë cigarë hashashi njëra pas tjetrës derisa për një moment, në mendjen e tyre, u pasuruan.
Shumë shprehen se “është varfëria ajo që e shtyn rininë tonë të konsumojë lëndë narkotike, por unë jam tërësisht kundër tyre.
Jam dakort se është varfëria ajo që i shtyn ta kultivojnë atë, por për ta konsumuar duhet më parë ta kesh blerë dhe nëse të prek kjo varfëria që thonë ekspertët, nuk të lejon kurrsesi mundësi ta blesh.
Ndaj mendoj se është një degradim, një kalbje e shoqërisë sonë ajo që e lejon rininë të rrijë këmbë mbi këmbë nëpër kafenë, të mos ketë vizion për të ardhmen, të dembeloset pa kërkuar një punë, se akoma kanë prindërit që kujdesen për ta.
Historitë e hajdutëve dhe delikuentëve sot janë të rinj të moshës 14 – 25 vjeçare dhe njëkohësisht përdorues të lëndëve narkotike.
Mosha mesatare e vrasësve ka një trend të ri.
Me pak përjashtime, jo çdo adoleshent është i vetëdijshëm për veprimet që bën!
Nuk është i vetëdijshëm edhe pse përdor drogë ose nëse nuk frekuenton shkollën, por kjo shkon zinxhir dhe pastaj veprimi i tij nuk varet më nga ai.
Ama shpesh është i vetëdijshëm se problemet e hallet e tij nuk do të zhduken po të përdorë drogë, e as nuk do të bëhet më i fortë me të e varësia për shkak të varfërisë sa vjen e shtohet.
Ne pyesim veten se çfarë po ndodh me të rinjtë tanë por gjithçka është evidente, është para syve tanë çdo ditë.
Sot apeli im dhe i tërë intelektualëve në këtë vend është i drejtuar ndaj politikanëve: Merruni me politikat rinore dhe punësimin e tyre prej vërteti, jo thjeshtë demagogji fushate për punësim fiktiv në letra dhe fjalime aspak realiste sa nuk është vonë.

Sepse një pjese e madhe e rinisë po largohet në drejtim të endeve të zhvilluara e një pjesë tjetër po të kthehet ne shërbim të kultivimit, tregtimit dhe përdorimit të drogërave te ndryshme e në vrasës gjakftohtë. Por ka edhe një fakt tjetër, po vriten pa hesep për zaptim territoresh dhe larje hesapesh.

Një e ardhme pa të ardhme !?

Droga vret!

Please follow and like us: