Albspirit

Media/News/Publishing

Besmira Uruçi: Ju paraqesim doktoren e shkencave mjekësore, Lisiena HYSENAJ!

Ju paraqesim bashkëpunëtoren tonë Lisiena HYSENAJ PhD!
Lisiena është kërkuese post doktorale në Universitetin e San Farnciskos, Kaliforni, SHBA. Ajo ka mbaruar studimet për biokimi në Universitetin e Sorbones në Paris. Më pas ka mbrojtur doktoraturën në Qendrën e Imunologjisë së Marsejës (C.M.I.L).
Aktualisht punon për të krijuar gjeneratën e re të mini organeve të mushkërisë nga qelizat staminale të njeriut.

Lisiena, duke e qënë e specializuar për të punuar në laboratorët e sigurisë së lartë, aktualisht është e përfshirë në ekipin ‘RAPID Path to COVID-19 INTERVENTION’ (rruga e shpejtë për të kuptuar Covid-19), pranë Universitetit të San Franciscos në Kaliforni, në të cilin ajo drejton një projekt shkencor ku në fokus ka të kuptuarit se përse disa persona shfaqin simptoma më të rënda të COVID-19 sesa të tjerë.
Lisiena ka vendosur që përmes platformës HEDA Albania, të vendosë në shërbim të komunitetit shqipfolës të gjithë ekspertizën e saj.

https://www.heda.al/…/menaxhimi-epidemiologjik-dhe-klinik-i…

#hedaalbania #shendetisigurte

Please follow and like us: