Haris Vongli: Hapat e mi…
Hapat e mi, valë detesh e oqeanësh
Të thellë blu, të thellë gri.
Tërë peshqit ma hëngrën mishin
Tërë yjet më ngjitën qiejve për tek ti.
Unë nxitimthi gojën mbështeta mbi mollëzat e tua dhe të shqitesha dot nuk dita.
Që në krahët e tu të mbyll sytë tërë pasion drejt vdekjes, hoqa dorë nga përjetësia.
Nga gjithçka hoqa dorë.
Nga çdo luftë e çdo ves,
nga çdo kohë harxhuar kot.
Qyteti flakë ndër drita.
Se qava unë, se më puthe ti.
Që ta dish sa se mes nesh nuk ka ajër
E mes nesh nuk ka humbje, ta dish.
E nëse do të njohësh bukurinë e prekjeve të tua, mbi mua,
M’i mbaj duart mbi fytyrë –
e do shohësh se nuk jam në rrugë drejt vdekjes, por drejt lindjes po shkoj.
Please follow and like us: