Bardhyl Berberi: President nga populli jo nga partia në pushtet!
Shpesh herë kemi konstuar se Presidenti i Republikës nuk po e ushtron si duhet funksionin kushtetues. Atij i rrëzohen vendimet… Të majtët që e kanë sjellë në karriken e kreut të shtetit tentuan ta shkarkojnë ta shkarkojnë një herë me objektin se ka shkelur kushtetutën!
Presidenti del dhe na bashkohet me një pjesë të aktorëve të Teatrit Kombëtar që të mos prishet godina rrangallë e këtij institucioni kulturor, megjithatë ndërtesa u prish po çfarë i mbeti atij?
A nuk i shërbeu gjesti i ish presidentit Nishani, i cili shkonte tek Liqeni Artificial në protestë kundër kryetarit të Bashkisë Velia, për këndin e lojnave? Këndi lojnave u ngrit, fëmijët argëtohen atje, po çfarë i mbeti ish presidentit? Ku mbetet kredibiliteti i kreut të shtetit në syrin e qytetarëve të tij, të cilët e shohin si simbol të unitetit kombëtar.
Qytetarët kanë të drejtë të dinë gjithçka për kreun e shtetit për pronat dhe akuzat që atij i bëhen për pasuritë e bashkëshortes. Ai e mban postin më të lart publik dhe si e tillë duhet të jetë i zhveshur pothuajse tërësisht nga privatësia…
Ka shumë vite të trazicionit që nuk kemi një president të vërtetë. Ata më tepër kanë ngjarë me një kryetar opozite. Dekreton datë zgjedhjesh dhe pas pak ditësh e çdekreton nxjerr tjetër date, ndërkohë zgjedhjet zhvillohen dhe ai ngul këmbë përsëri tek 13 tetori të zhvillohen tre palë zgjedhje, ato lokale, parlamentare dhe presideciale ndërkohë opozita nuk është dakort… Por si mund të ketë tre palë zgjedhje ku të futet dhe ajo e presidentit pa bërë ndryshime kushtetuese?
Por çfarë zgjidhje mund të ketë në këtë rast për të patur një president i të gjithë shqiptarve… E vetmja rrugë është që presidenti të jetë vërtet kreu i shtetit ai duhet të zgjidhet nga populli. Ideja që kanë dhënë disa deputetë për ndryshime kushtetuese që presidenti të zgjidhet nga populli është e domosdoshme për të patur kreun e shtetit një personalitet të shquar me kapacitet, pse jo një njeri të shquar me tituj shkencorë dhe akademik, jo president me një tesër partie që edhe president edhe na bën fushatë për partinë që ka krijuar…
Shpesh herë përdoret një shprehje ‘të diturit dhe të mençurit nga të paditurit apo mediokrit ndryshojnë si të gjallët nga të vdekurit’. Mallrat kanë vlerë, ndërsa kreu i shtetit duhet të ketë dinjitet dhe të qëndrojë mbi të gjitha palët. Lavdia e një kreu shteti duhet të matet gjithmon me nivelin e potencialin që ai ka që është ulur në atë karrike. Por është një fakt i pamohueshëm se nga mungesa e turpit para çdo skandali të një udhëheqësi është tregues i parë i një çmendurie, thotë Kafka.
E them këtë, pasi dua të theksoj se me miratimin e Reformës në drejtësi na duhet të kemi një president konsesual, një president që të votojë i gjithë populli dhe që të ketë pushtet mbi të gjitha forcat politike në rast krize …
Pse u dashka ta ulim kriterin e vlerësimit për ata që na udhëheqin? Pse të mos hapet debat për të seleksionuar për figurat e mundshme për kryetar shteti njerëz me potencial intelektual që të jenë president për të gjithë vendin e jo për një parti që është në pushtet të zgjedhi presidentin, i cili kurrsesi nuk mund të jetë president i gjithë shqiptareve?
Nëse është person me kredibilitet edhe pse mos jetë antar i ndonjë partie politike, pse të mos hidhen në popull disa kandidatura dhe ata të zgjidhen prej tij, në mënyrë të ndershme e demokratike?
Pse gjithmonë u dashka të zgjedhim mes dy të këqijave ‘o një nga e djathta o një nga e majta’ e thënë troç një president të njërës parti që është në pushtet?
Koha kërkon që sëbashku me dekriminalizimin të parashikohet në kushtetutën që do të ripunohet edhe zgjedhja e presidentit nga populli. Kështu me listat e hapura të kandidatëve për deputetë para pak kohësh, të parashikohet dhe zgjedhjet e presidentit nga populli…
Si shoqëri, që pretendojmë të ndërtojmë demokracinë e vërtetë, na takon t’i kërkojmë të mirët. Nëse nuk mund të bëjmë këtë, të paktën mund të mos i mbështesim ata që nuk kanë stofin që të jenë në krye të shtetit dhe ky seleksionim bëhet vetëm kur kreun e shtetit ne e zgjedhim me votën popullore ashtu siç e zgjedhin fqinjët apo SHBA. E thënë hapur, çfarë i ngelet popullit të shkretë, votat ia blejnë, ka votuar me listë nuk e di se ku i shkon vota, presidentin ia zgjedh partia në pushtet dhe çfari i mbetet atij të zgjedhi?….