Artur Shemaj: S’dua ta besoj, që ti ke ikur vërtet
Miku tim, poetit Dan Musliu!
Përse me kaq ngut
Per të ikur?!
Ende kishe kohë
Perse ky nxitim në Had për të mbërritur
Të gjithë me biletë në xhep jemi duke pritur
Po ti pse nxitove, vëllai im…?
Me një padurim per të zbritur në këtë stacion,
S’ e di pse ike kaq rrëmbimthi, sikur po të bëhej vonë
Mos më thuaj
Që shkove të pagoje kaparin e Karontit
E të ktheheshe apet
Miku im s’më besohet, më ngjan sikur po bën hajgare me vdekjen…
Ah, po edhe unë s’dua ta besoj, që ti ke ikur vërtet.
Në këtë abys të errët
Që kumbon si kambanë
Me zërin tim që thërret, Dan, Dan, Dan!
Please follow and like us: