Albspirit

Media/News/Publishing

Skandal në Drejtësi/ Si u intimidua gjyqtari. Pse u rrëzua padia e palës fituese, për drejtimin e Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë

Drejtësia në pikë të hallit! Ske ku e gjen edhe sikur të kesh në krah gjithë të drejtën e Zotit, pasi ligjin në Shqipëri e bën Maliqi që vendimin e jep si ia do mideja, apo konjukturat politike, pa u bazuar as në fakte e as në prova.

Këdo që e përball halli në dyert e gjykatave dhe me sistemin e drejtësisë, e ka provuar shijen e hidhur të zvarritjeve dhe vendimeve të padrejta, duke ua mohuar provat dhe faktet e rastit.

Të gjendur përballë një sistemi të korruptuar, Shqipëria është zhytur më shumë në errësirë dhe ekonomia ka humbur në mënyrë drastike, parikuperim.

Qëllimi nuk duket aq i thjeshtë. Kjo mënyrë mbi të gjitha demoralizon një popull, duke hapur rrugën e pakontrollueshme dhe të uzurpimit të pushteteve pa lëkundje nga një grup i vetëm interesash të përbashkëta.

Rasti i zgjedhjeve në Bashkimin e Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë e vërteton një gjë të tillë. Pas 11 seancave të gjyqit, papritur edhe pse me prova dhe fakte vërtetohej fitorja, e kandidates Znj. Elisabeta Katiaj, në zgjedhjet e Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë, gjyqtari vendosi të rrëzojë padinë në krye të një viti e gjysmë.

Ky është një rast flagrant i pa preçedent.

Sipas avokates së Znj. Katiaj, Vasilika Hysi, e cila u kontaktua nga Apel.Media, vendimi i marrë nga gjyakata, është në shkelje të ligjit dhe provave të paraqitura, në rastin konkret.

Av. Vasilika Hysi: “Gjykata në  shkelje të ligjit e zvarriti proçesin gjyqësor për 16 muaj, duke zhvilluar pafundësisht seanca. Gjatë proçesit gjyqësor, u vu re mjaft qart indiferenca e gjykatës në marrjen dhe shqyrtimin e provave, pasi sipas ndryshimeve ligjore palët kanë detyrimin ligjor të paraqesin provat në seancën e parë përgatitore, ndërkohë që provat nga pala e paditur nuk u sollën për 10 seanca rresht.”

Por ajo që bie në sy në kundërshtim me profesionalitetin, Gjykata nuk ka kërkuar asnjë provë apo fakt, çka të lë përshtypjen se vendimi duhej të ishte i paracaktuar.

Av.Vasilika Hysi: “Gjykata nuk kërkoi asnjë provë në fakt duke i lënë shkas  zvarritjes së proçesit gjyqësor,  nuk administroi dhe nuk e kërkoi proçesverbalin e zgjedhjeve të depozituar pranë Organit mbikqyrës MEF,  edhe pse pala paditëse e ka përsëritur kërkesën disa herë me shkrim dhe verbalisht para gjykatës, madje as relacionin e përfaqësuesve të vetë Ministrisë në zgjedhje.”

Vetë Zonja Katiaj e cila garoi për kreun e Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë një vit më parë, e kontaktuar nga Apel.Media, shpreh keqardhjen në lidhje me rastin, që sipas saj, qëllimi mesa duket është i qartë, thjesht mbajtja nën kontroll e zërit të biznesit dhe bllokimi i një oponence të mundshme në çdo rast, për të cilin është ngritur vetë ky sistem dhe patjetër edhe mbajtja e këtij sistemi të pafuqishëm, me qëllim realizimin e çdo politike pavarësisht në kurriz apo në peshë të sipërmarrjes, të lënë tashmë të papërfaqësuar.

Znj. Elisabeta Katiaj: “Nuk e di çfarë prove kërkon gjykata, kur të hiqet e drejta për t’u votuar, e drejtë themelore që buron nga Kushtetuta.

Nuk e di ç’provë kërkon gjykata, kur sot jemi në kushtet që kemi dy Kryetare të zgjedhura me dy akte të dy palë zgjedhjeve të pashfuqizuara.

Shfuqizimi i akteve bëhet nga organet vendimarrëse që  janë, gjykata dhe asambleja. Ndërkohë në rastin konkret, nuk ka asnjë akt që ka shfuqizuar aktet e dala nga procesi zgjedhor ku unë rezultoj fituese.

Nuk e di ç’kërkohet tjetër provë nga gjykata, kur edhe sot, asambleja nuk është mbledhur për të shqyrtuar asnjë situatë, në mungesë të respektit ndaj institucionit, për vetë mënyrën se si u prek pavarësia e tij, me këto ndërhyrje qeveritare të pambështetura as në ligj dhe as në kriterizim dhe proçedura.

Kemi të bëjmë me një rezultat që krijoi gjurmë,  që nuk fshihen dot kurrë në të ardhmen për gjithë proçesin e zgjedhjeve në këtë sistem.  

Edhe kaq jam e bindur se do të japë efektin e vet.”

Por në cilat raste rrëzohet një padi?

Sipas av. Vasilika Hysi e cila ka ndjekur këtë çështje që nga fillimi, një padi rrëzohet kur nuk është e mbeshtetur në ligj.

Av. Vasilika Hysi: “Në rastin konkret, ishim haptas para shkeljeve ligjore  të kryera nga pala e paditur, duke dubluar pozicionin e kryetares së dhomës.  A keni dëgjuar ndonjë histori të zgjidhet dhe të votohet për Kryetar Bashkie ose deputet pa i mbaruar mandati kryetarit të parë apo pa u shkarkuar për ndonjë vepër penale apo parashikimeve ligjore???

Une si avkokate jo, dhe në rastin konkret, ishim para një situate të tillë, u zgjodh znj. Katiaj dhe pa u shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë,  u organizuan sërish zgjedhje dhe fitoi humbësi, në rastin konkret, duke larguar emrin e saj pa asnjë dokument nga lista e kandidatëve. Fitoi humbësja …sepse nuk e përfshinë më në garë znj. Katiaj, sepse sërish do të fitonte, dhe zgjidhja më e mirë ishte përjashtimi pa asnjë akt nga përsëritja e zgjedhjeve.”

Sipas avokates Hysi, vendimi akoma nuk është hedhur në sistem dhe as u shpall i arsyetuar. Arsyet e rrëzimit tashmë dihen, janë po ato arsye që lejuan të përsëriteshin zgjedhjet për të konfimuar në detyrë konkuruesen humbëse në zgjedhjet e rregullta të organizuara nga Bashkimi Dhomave.

Zonja Katiaj një ditë para se vendimi të deklarohej dhe rrëzohej padija, e pati lajmëruar përmes një statusi bërë publik në facebook, ku denonconte ndërhyrjet e politikës në proçesin gjyqësor, që sipas Katiaj po ndërhyet në kundërshtim me pa anshmërinë dhe trasparencën që ky gjykim duhej të kishte.

Statusi plotë i Zonjës Katiaj një ditë para se gjykata të rrëzonte padinë, pas seancës së 11:

Nesër nuk shkoj ne gjyq.

Lëvizjet, ndërhyrjet, i kuptova…

Drejtësi nuk ka më, por as edhe profesionalizëm.

Por nuk ndal, për të vetmen arsye:

Ti tregoj botës, nga Shkalla më e lartë e gjykimit ndërkombëtar nga e cila kam shpresë, se si veproi qeverisja, se si gjyqtarët dridhen prej saj, sesi emerohen të gjithë të zgjedhurit, se si e drejta për tu votuar të cenohet… Etj. Etj.

Jam e bindur se dalëngadalë do te merrni dënimin moral e me tej, i cili do t’ua shtojë frikën për të jetuar; Ju, fytyrave të ngjashme; Anila Denaj, Ines Mucostepa, Nikolin Jaka…

Për herë të parë, u votua,

Për herë të parë u zgjodh,

Për herë të parë u paraqiten platforma zhvillimi,

Për herë të parë u prezantua vizion i politikave të mbështetjes së sipërmarrjes,

Jeni thjesht kllouna fatkeqe të Shqipërisë!

Unë do të vazhdoj të mbështes sipermarrjen në çdo formë, do të vazhdoj të trajtoj problemet dhe format e zgjidhjes, se e di që Ju jeni hajdutët e ideve dhe për mua mjafton të mund t’i zbatoni…

Me keqardhje për të gjithë ata që presin rezultatin e gjyqit ne favorin tim në lidhje me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, i informoj se vendimi nesër do të jepet në favor të Ines Mucostepes e cila u zgjodh pasi humbi, duke  përsëritur zgjedhjet, ku emri im u zhduk pa arsye nga lista, me qëllim të ishte me çdo kusht fituese, me ndihmën e Ministres Denaj.

Veç mos harroni, e drejta vonon por nuk harron….

Sipas  Av. Vasilika Hysi, vendimi do të apelohet dhe nuk do të rreshtet deri sa e vërteta të dalë në dritë të diellit. Nuk do të bëhet kompromis me të keqen. Kandidatja fituese Zonja Katiaj, nuk do të heshtë në asnjë rast padrejtësie, jo vetëm për vete por për të ardhmen tonë dhe të fëmjve tanë, për të ardhmen e vendit. Ajo nuk do të lejojë që njerëzit e vegjël nëpërmjet manipulimeve të manipulojnë jetët tona dhe të ardhmen tonë. Ky rast është rasti mi i qartë që tregon uzurpimin e të gjitha sistemeve padrejtësisht./ Apel.Media

https://apel.media/skandal-ne-drejtesi-si-u-intimidua-gjyqtari-pse-u-rrezua-padia-e-pales-fituese-per-drejtimin-e-bashkimit-te-dhomave-te-tregetise/?fbclid=IwAR0_lcifvEiNtjooZtabSULpzl8IHhtbHjKQpM2p7To6urfIlFvTD7ZPB9I

Please follow and like us: