Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: VIRUSI PYET PO KET A E DINI “KU VEHET YLLI I KUQ”?!

 

 

 

YLLI E KA VENDIN PAK MA POSHTE!

Ndoshta, një pakujdesi e vogël…

Një pullë e zberthyeme ka ndollë që të ban horr! Prandej duhet kujdes!

Dikur burrat vishnin brakesha dhe problemi ishte i zgjidhun!

Edhe xhamadani e kryente detyren e vet… Gjithshka mërthehej…

Sot qeveritarët nuk mund të rikthehen prap tek brakeshat… Pjesa ma e madhe e qeveritarëve pullat i kanë zevendsue me patenta… Bukur! Po, ka ngja që prej ngutit… edhe kanë harrue me e mërthye patentën…

Ngarkesa me shumë probleme urgjente sjellë pakujdesi për gjana t’vogla.

Edhe shokut Ever, i ka ngja ndër kongrese të partisë, me harrue pullat e “dyqanit” pa i mërthye, po vigjilenca e Nexhmijes e nxirrte nga situata…

Po, a ja mbante kujt me i thanë atij “mërthe pullat”! Ai e kishte në majë të gjuhës hazer xhevapin: “Ate e di partia”!… Atij i dukej edhe vigjilencë!

Mbas sa vjetësh, si vjen puna… Me persëritë edhe sjelljet e tij…

Kryeministrit Rama i ka dalë “ylli i rilindjes” këto ditë… krejt papritmas!!

Fati i tij me kenë me ministrin grek, e ai mos me u kujtue fare… Ndoshta, kjo ka ngja dhe me personalitete europiane, po nuk e kanë kapë kamerat, tue mos dashtë me i tregue atyne popujve se, “ku vehet ylli në rilindje”!

Koha gjithnjë ban punen e vet… Nga balli i partizanve të luftës, zbriti në gjoks e tash prej gjoksit… Dikujt në bark e, dikujt ma poshtë… “Rilindja” i ka këto… Si duket ky asht ai vendi që ka ylli i kuq me pesë cepa në histori!

Po mos t’ ishte ylli i kuq në vendin e vet, a do të rrinte presidenti apo ai krietari i Kuvendit Popullor me gojë mbyllë? E “partia” a rrin e shef séri tek ai… tue shetitë ylli nëpër trupin e kryeministrit, deri tek maska, që në fakt: “Shqiptarët, duhet të ruhen ma shumë nga ylli i kuq se nga virusi”!

Krahasoni sa ka vra ylli i kuq nga 1942 dhe sa po mbytë virusi në vit?!

E keqja ma e madhe e harresës asht ripersëritja ose “Rilindja”…

 Melbourne, 24 Tetor 2020.                 

Please follow and like us: