Natasha Lako: KUSHTUAR PYLLIT

Halat si qerpikët, nuk e bëjnë pyllin femër,
një zjarr i shuar, është mashkull përsëri.
Zemra dhe vagina nuk dallojnë shumë prej drurit dhe gurit,
kur shumëzojnë shtëpitë.
Çfarë të thotë tjetër një grua midis pyllit.
Pikonte rrëshirë.