Haris Vongli: Kur gjymtyrët e mi ftohen
Kur gjymtyrët e mi ftohen
Nuk i ngjan asgjë frikës.
Kapem pas gjymtyrëve të tu
Lëmë qerpikët të puthen të parët
Dhe ngrohem –
Qelizë për qelizë e çdo damar,
Për çdo pore,
gjer në shtyllë kurrizore.
E quajmë palcore.
Dhe ulem mbi gjunjtë e tu
E të varem në qafë.
E tëra e ngrohtë
Ndërsa bën ngricë jashtë.
Nuk i ngjan asgjë frikës
Veçse ne të dy, kaq shumë ngjajmë.
Please follow and like us: