ALMIRA EMIRI, KONCERT PIANISTE NDËRKOMBËTARE!
Almira is a prominent classical pianist focused primarily on forgotten works composed by the Russian avant-garde, the Society for Jewish Folk Music and various Albanian musicians. She collaborates with composers throughout Europe and has performed in a variety of prestigious venues such as the Teatro di Marcello (Rome), Recanati Hall (Tel Aviv), the Palace of Arts (Budapest), the Opera House (Tirana), Stefaniensaal (Graz, Austria) and the National Library (Jerusalem).
https://www.youtube.com/watch?v=w1a707H25sc&feature=emb_title
https://almiraemiri.de/gallery/
ALMIRA EMIRI, KONCERT PIANISTE NDËRKOMBËTARE!
E lindur në Shqipëri ajo filloi edukimin muzikor në Shkollën e Muzikës “Jakov Xoxa”, Fier, (Shqipëri). Pasi fitoi Konkursin Kombëtar të Pianos në moshën 9 vjeçare (C.I.C.A.L.-Durrës) ajo dha recitalin e saj të parë dhe shkoi në një koncert turne në Itali për një muaj rresht.
Prej moshës 12-vjeçare ajo vazhdoi edukimin dhe karrierën pianistike në Hungari, ku u shpall fituesja e Konkursit Kombëtar të Pianos disa herë. Ajo u diplomua në Konservatorin “Bela Bartok” dhe në Universitetin e Muzikës “Franc Liszt” në Budapest, si dhe në Universitetin e Muzikës dhe Arteve në Grac, Austri. Gjatë viteve të arsimimit Almira fitoi disa çmime në Konkurset Ndërkombëtare për Piano.
Është diplomuar:
“Master Koncert Pianiste” – “Pedagogji” dhe “Muzikë Dhome”.
Në Grac, Almira themeloi trion e saj “Babameto Trio” dhe grupin unik pianistik “Degustation Pianistic”, më vonë dhe “Isralb Duo” dhe grupe të ndryshme të muzikës së dhomës që performonin në Austri, Hungari, Izrael etj. nëpër Europë. Në përsosjen e cilësive interpretuese të pianistes kanë kontribut pianistë të shquar si Maria Rafaeli, Larisza Bornemissza, Mariann Ábrahám, Lehel Both, Annamaria Bodoky-Krause, Milana Chernyavska dhe Eugen Jakab. Është e vlerësuar gjithashtu me diploma në master klasat me Dimitri Bashkirov, Rudolf Kehrer, Vitaly Margulis, Alexander Satz, Imre Rohmann dhe Livia Rév.
E ftuar, mori pjesë si anëtare e jurisë dy vjet rresht, 2014/15, në konkursin ndërkombëtar të pianos, “Concours-Festival” në Konservatorin e Parisit, ku inkurajohen talentet e reja për të interpretuar muzikën moderne dhe atë bashkëkohore.
Me repertor gjithpërfshirës të muzikës klasike, si soliste dhe në muzikë dhome ajo ka luajtur në sallat të koncerteve dhe festivaleve ne Hungari, Austri, Itali, Francë, Kroaci, Izrael, Portugali, Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Kosovë etj…Seriali i koncerteve nën siglën “Almira Emiri & Friends” ka marrë mjaft vlerësime nga kritika… Koncertet janë regjistruar dhe transmetuar në kanale televizive dhe radio të ndryshme.
Tani ajo i është dedikuar serisë koncertale:
–“Koncerti rus”, ku paraqet kompozitorë të ndryshëm nga koha e Bashkimit Sovjetik, si Aleksandër Mosolov, Viktor Kosenko, Boris Lyatoshinsky dhe Boris Pigovat, (kompozitorë të mëdhenj, lënë në hije nga politika…)
–“Hungarissimo” ku prezantohen vepra të kompozitorëve hungarezë.
–“Isralb Fest” një platformë që sjell ne bashkpunim artin Izraelit dhe atë Shqiptar me artistë të të dy vendeve.