Bardhyl Berberi: Tre vjet pa shkencëtarin, Niko Pano
Vitet do të ikin, por veprat e profesor Niko Panos ngelen të vyera!
Jeta rrjedh si një lumë i madh degëgjerë. Përherë në lëvizje, herë e vrullshme dhe herë e shtruar. Për të fiksuar dinamizmin e saj dhe të natyrës janë njerëzit e shquar, shkencëtarët që fiksojnë dinamizmin dhe madhështinë e saj. Janë këta shkencëtarë që nuk mbajnë një qëndrim pasiv ndaj asaj dukurie që lëviz, por bëhen pjesë oganike e materies dhe do të ndjesh zërin e tyre me projekte konkretë shkencore për të transformuar natyrën, lumin, për të ruajtur liqenin, detin…
Jetën e bëjnë njerëzit, por personalitetet e shkencës duhet t`i drejtojnë ata të prodhimit me projekte shkencore, t`u hapin horizonte që djersa e tyre të jetë e dobishme për t`i shërbyer shoqërisë dhe zhvillimit të saj… Ekonomia e tregut iu dha njerëzve një kuptim të ri mbi jetën, botën që i rrethon dhe transformimin e natyrës… Njeriu ynë i shquar, shkencëtari ndodhet kudo mes njerëzve me projekte konkrete për të transformuar natyrën… Atë e gjen anekënd vendit, ai është motori i vërtetë i jetë sonë. Njeriun e punës e gjen në ballë duke ndërtuar hidrocentrale, duke transformuar tokën, metalin, gurin, drurin pranë lumit pranë liqenit, detit, majë malit, atje ku ka nevojë për shkencë dhe mendje të ndritur… Ai të hap projektin apo studimin dhe të thotë: A mund ta realizojmë këtë projekt kështu se rezultatet do të jenë më të larta?
…Tek njeriu më i thjeshtë që bën punënë më të thjeshtë ka një derë nga hyhet… Kjo derë është në shpirtin e tij dhe duhet të mos harrosh të ulësh kokën për të kaluaratë prag, thoshte Niko Panua… Dhe duke hyrë dhe duke dalë nëpër këto dyer shpirtërash njerëzorë e përcepton më gjerë jetën duke iu vjelë atyre atë eksperiencë të vyer që ata kanë nga përvoja e jetës…
E parë në këtë aspekt cdo ditë e re që lind e gjente profesoro Niko Panon në ballë të një studimi. Falë miqësisë që kam pasur me profesorin më thotë një ditë: -Eja me tha, kur ishte në Pogradec, -të shkojmë në Prespë të shikosh masakrën… Shikoje këtë lumin e Devollit që e kanë futur në Prespën e Vogël që në vitet 70 atëherë kur Enveri Ishte më pushime në Pogradec, i paraqitën projektin e ujitjes së fushës së Korcës. Ca mëndje të cartura servilësh i propozuan që të futnin lumin e ndotur të Devollit në Prespën e Vogël me ujrat e kristalta. Në Prespë futën ujrat e lumit Devoll, një nga më të ndoturit e gjithë rajonit, madje për të ndaluar llumin sajuan një reduktor që ta ndalonte, por ai ishte formal. Rezultati, sot Prespa e Vogël është dret katastrofës dhe degradimit, pasi atje janë future rreth 5 milionë m3 aluvione! Kjo, thotë profesori I urtë dhe i mëncur Niko Pano, do një projekt reabilitimi se përndryshe jo vetëm nuk do të kemi liqenin e Prespës, por do të shkatërrojmë edhe liqenin e Ohrit, pasi sic e dimë rreth 70 % të ujrave të liqenit të Ohrit vijnë nga Prespa…
Por profesor Nikua, i sapo kthyer nga studimet e larta nga Shën Peterburgu, i diplomuar shkëlqyer, do të përplasjej në zyrën e ish kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehut për disa orë rresht për një projetkt që ishte realizuar në kundërshtim me rregullat pasi degradonte liqenin e Butrintit në Sarandë dhe zhdukte midhjet nga liqeni. Kjo ndodhte në fillim të viteve `60. Ngjarja në dukje dukej e thjeshtë.
Për të vaditur fushën e Vurgut u krijua kanali i Cukës, me ujrat e ëmbëla të lumit të Palasës dhe të Bistricës që dedheshin në liqenin e Butrintit, të cilat u devijuan nga liqeni i Butrintit duke i hequr ujin e ëmbël dhe të freskët që ishte i domosdoshëm për zhvillimin edhe të midhjeve duke ruajtur një temperaturë konstante edhe pse mund të ishte vapë, por dhe për të ruajtur ekosistemin e tij. Ja le të ndalemi këtë vit, nga vapa ngordhëm midhjet, pra nga prishja e ekosistemit. madje dhe liqeni i Butrintit shkonte drej degradimit të plotë… Ishte e pamundur të thyeje Mehmet Shehun, thotë Nikua, meqëse e gozhdova me argumente shkencore ai bëri të tijën duke i thënë prof. Nikos “ti ke të drejtë more djalë, por kush ka guxim t`i thotë Enver Hoxhës që të anullohet kjo vepër…”.
Por le të ndalemi tek një problem aktual, thotë prof. Nikua. E pe se cfarë dëmi shkatoi vitin e kaluar lumi Vjosa në Fier, Vlorë dhe në Myzeqenë e vogël… Kështu do të mbahet ky lumë, kur dihet që lumi Vjosa është lumi më i egër me pellgun më të bukur estetik në të gjithë Mesdheun, ai rrjedh nga malet në det. Duhen marrë masa në drejtim të sistemit hidraulik, të ngrihen prita, hidrocentrale që ai të mos jetë i dëmshëm, natyrisht që ky do një studim, thotë prof. Nikua… Ai sapo ka nxjerrë një libër tjetër voluminoz “Pasuritë ujore të Shqipërisë” ku hedh dritë për shumë tema të rëndësishme dhe studime shkencore…
Më 2 nëntor u bënë tre vjet që është ndarë prof. Niko Pano, por veprat voluminoze të profesorit dhe intelektulait të shquar janë një thesar vlerash për të sotmen dhe për të ardhmen… Niko Pano jeton me veprat e tij, të cilat rrezatojnë shkencën bashkohore dhe sa herë të kemi nevojë duhet të shfletojmë, intelektualin e heshtur, Niko Pano.
Kush ishte Niko Pano?
Prof. dr. Niko Pano, një nga bashkëpunëtorët më të vjetër të institucioneve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare. Prof. Pano, lindi më 16 shtator 1937 në Vlorë, ku kreu edhe shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Odesës dhe në vitin e fundit u diplomua në Institutin e Hidrometeorologjisë më 1960 në Leningrad. Filloi punën në Institutin e Hidrometeorologjisë së Akademisë së Shkencave si inxhinier hidrolog duke pasur edhe detyra shkencore e drejtuese përgjegjës i sektorit të hidrologjisë (1960-1986), nëndrejtor i Institutit Hidrometeorologjik (1990-1992). Ai ishte pedagog i jashtëm i lëndës së hidrologjisë në degën e gjeografisë të Universitetit të Tiranës. Më 2015 prof. dr. Niko Pano u nderua me medaljen “Nderi i Akademisë” me motivacion “Për kontributin e shquar në shërbimin hidrometeorologjik, në realizimin e kërkimeve e botimeve në fushën të pasurive ujore të Shqipërisë, si dhe atë në fushën e arsimit e të edukimit të brezave të rinj e specialistëve”.