Besnik VELAJ: Testamenti i shpirtëror i poetit atdhetar, Lefter Çipa!
Në bllokun tim të shënimeve kam të shënuar, gdhendur në kujtesën atdhetare një bisedë të bërë nga Laureta Petoshati me Bardin e Këngës Labe, poetin Lefter Çipa: “Unë kam lindur me cigare në gojë si Petro Markua. Poetët i ha poezia, vjershërimi, pena dhe cigarja… është e njëllojtë sikur të kafshojë qeni yt”! Isha 16 vjeç dhe bëra një këngë, ca vargje i mbaj mend kështu: “Për atë qiell për këtë dhe për të venë veshur mëndafshkadife”. Unë isha i vogël dhe në Pilur, fshatin tim vjen Profesor Themostokli Mone, ai më diktoi që unë të këndoja dhe i bëja këngët aty për aty. Ai më kërkon një tekst për këngë për trion e famshme vlonjate Meliha Doda, Konstandin Thana e Reshat Osmani, ishte po Prof. Themistokli Mone që nxori në dritën e Diellit këngëtaren e madhe nartiote Kleopatra Skarçon, që për skenë të këngës pushtoi atëhere-tani gjithë skenat me zërin briland e meliodoioz. Profesori vinte në Pilur për talentet. Ai kërkonte edhe talente, por ai kërkonte të gjente disqe të inçizuara nga Neço Muko Himarioti të vitit 1928. Ai i gjete të tilla? Ty do të duket çudi, por unë nga që ai, vlerësoi mua dhe më kërkoi tekst kënge edhe unë kërkova në fund të varrit dhe i gjeta diskun: “Shkuan ditët, shkuan netët” i muzikuar me piano, dy violina dhe dy flaute, pa pranuar def e klarinet brenda. Se erdhi dita e rrëfimit… Ja pse unë nuk dua të jap intervista, se s’dua të rrëfej shumë… Si të duket defi dhe klarineta ty? Këtë dua t’ia them Kryeministrit se është problem kombëtar kjo punë. Pse kërkojnë ta martojnë polifoninë? Polifonia nuk martohet, s’pranon burrë, do të vdes e virgjër, ka ligjin e Perëndeshës, pak se e ngatërron po edhe… pse moj ka lezet burri me fustanellë, me peshli të qëndësura me kërsavë t’i vesojnë epshet e kërthizës jashtë të vajzave që e shoqëronjë këtë këngë? Do të thosha se ka ngatërresa. Ngatërrojnë dy motrat, i fusin në grindje si Vaso Tole me shokë, ata janë muzikologë të mirë, po pse i bëjnë një, dy motrat, polifoninë dhe isopolifoninë? Nuk janë një, kanë dallim. Dallimi i Mbretëreshës Polifoni është se ajo fillon nga Himara me të 60 fshatrat. Zbret në Qafën e Llogorait, zbret në Pashaliman-Orikum-Dukat e gjysëm Misiri, Kaninë, futet tek shtiza e Flamurit në Vlorë, rrëmben pjesërisht Mallakastrën, Tepelenën e Gjirokastrën dhe mbaron në Përmet. Isopolifonia fillon në Topallti, kalon Urën e Mifolit të Vlorës dhe shetit tërë Myzeqenë, ngrihet në Skrapar, Gramsh, kalon në Pogradec e Devoll, pi kafe në Korçë dhe mbaron atje ku janë rrënjët e Theofan Nolit të Madh. Ai “i madhi të mëdhenjve” siç e quan poeti i shquar Xhevahir Spahiu, zbriti nga Himara në Vlorë, një ditë shiu ku e ndjente veten të vetmuar… shkoi të takonte atë që rron atje, në gurët dhe në valët e detit, por tashmë ka një bust në Vlorë, Petro Markon. Të dy poetët, njeri i brezit të rilindasve, tjetri i stafetës së ndritur poetike, të dy bijë të Himarës-pa harruar të madhin poet moderrn, Fatos Arapin e Zvërnecit. Himara është shqiptarja e shqiptarisë!