Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: VARRI I POETIT

Nën ullishtën e vjetër asaj mbrëmje,
Vetëm një copëz lëndinë vezullonte
Nga xixëllonja që ndizeshin e fikeshin
Si yj në miniaturë.

Asaj lëndine,
Univers të pafund gëlonte
Me forcë të padukshme,
Një shpirt i çuditshëm
Ullishtes së lashtë
Ndër fletë e drurë…

– Diku aty, është varr i një poeti,
– Më thanë.
Pa shenjë,
Pa gur.

2015.

Please follow and like us: