Albspirit

Media/News/Publishing

Dashamir Uruçi: MITROPOLITI I ELBASANIT KA VËNË FENË PËRMBI ATDHENË…!

 

Është e natyrshme që vajtja e metropolitit të Elbasanit në varrimin e antishqiptarit, Amfolije ka ngjallur shumë neveri e reagime tek qytetarët shqiptarë të të gjitha besimeve.

Sapo u dha ky lajm në rrjetet sociale komente të shumta u bënë e u dhanë shumë mendime.

Interesante është se ndryshe nga raste të ngjashme ku ka patur ndarje me thikë të qëndrimeve, në këtë rast refuzimi për pjesëmarrjen e mitropolitit shqiptar ishte masiv.

Këtu nuk bëhet fjalë për vdekjen e një prifti të zakonshëm apo edhe një jerarku të kishës ortodokse serbe i cili ka parë punën e kishës e besimit të vet fetar.

Këtu bëhet fjalë për një udhëheqës të kishës serbe i cili sa ka qenë gjallë i ka shërbyer politikës antishqiptare të qarqeve më të egra të serbosllavisë, bëhet fjalë për një nacionalist të thekur i cili gjithmonë ka qenë kundër të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve në rajon e veçanërisht kundër lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Nëse mitropoliti i Janullatosit ka gjak shqiptarit ai duhet të reagojë përballë opinionit publik duhet t’i sqarojë besimtarët shqiptarë se cilët ishin motivet që e çuan drejt Podgoricës.

Kisha serbe dhe lideri i saj luftuan për vite me rradhë edhe kundër autoqefalisë të kishës ortodokse të Malit të Zi e cila me shumë vështirësi dhe me përkrahjen e fortë të politikanit GJUKANOVIQ e të qeverisë së tij arriti ta siguronte AUTOQEFALINË.

Nëse mitropoliti ynë do të përcillte drejt botës tjetër një shërbëtor të kishës e besimit ortodoks në Malin e Zi do të kryente një detyrë njerëzore e të respektuar.

Në rastin në fjalë ai ka nderuar një shërbëtor të politikës serbe e cila për jetë të jetëve do të mbajë mbi supe peshën e rëndë të gjakut të shqiptarëve të pafajshëm.

Është rradha jote mitropolit i Elbasanit, është rradha t’i shpjegohesh shqiptarëve e besimtarëve ortodoksë për këtë shërbesë fetare antishqiptare.

Interesat e fesë nuk janë mbi interesat e atdheut e të shqiptarisë…!

Zyrtarë të lartë serbë pranë varrit të Esad Toptanit, një ritual që përsëritet herë pas here.

Mitropoliti i Elbasanit, Andoni merr pjesë në ceremoninë mortore të antishqiptarit, Amfilohije

Please follow and like us: