Albspirit

Media/News/Publishing

Arrin në 92 numri i viktimave të tërmetit në Izmir

Ministria e Brendshme dhe Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), njoftuan se është rritur në 92 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir, citoi të hënën “Anadolu Agency”.

“Sipas informacioneve të marra nga Qendra Shëndetësore për Koordinimin e Fatkeqësive (SAKOM), numri i qytetarëve tanë që kanë humbur jetën është rritur në 92. Nga 994 qytetarë të plagosur, 774 persona kanë lënë spitalin, ndërsa 220 prej tyre vazhdojnë të marrin trajtim. Operacionet e kërkim-shpëtimit në Izmir vijojnë ende në 8 ndërtesa.

Në një deklaratë nga AFAD thuhet se pas tërmetit 6.6 ballë që goditi të premten brigjet e rajonit Seferihisar, janë regjistruar 1225 paslëkundje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Please follow and like us: