Albspirit

Media/News/Publishing

‘Baresha’ e të famshmes Nexhmije Pagarusha në një interpretim tjetër nga 50 bateristë të ‘Tomy Drum Studio’

 

Në pikën hapëse të koncertit, 50 bateristë të moshave të ndryshme ishin bërë gati që të sillnin një version krejt ndryshe të këngës së njohur “Baresha”. Me një vrull melodish që dinë të dalin nga bateritë dhe bashkë me elegancën që ka kjo këngë në vete, Tony Drum na kanë bërë të mallëngjehemi me artin që i dhuruan publikut.

Prapa tyre ishte fotografia e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës, teksa ata me plotë emocion e jetësonin këngën në melodi.

Në koncertin që Tomy Drum Studio shkëlqyen, qëllimi ishte promovimi i bateristëve të rijnë, ashtu siç është bërë traditë tash e disa vite. Në këtë edicion pika hapëse e koncertit iu kushtua nderimit të figurave të kulturës dhe artit shqiptar që ndërruan jetë gjatë pandemisë.

Ky grup i muzikantëve të rinj të cilët premtojnë shumë, janë shkolla e parë në trojet shqiptare për mësimin e baterive dhe ky ishte koncerti i shtatë me radhë i tyre si Tony Drum Studio.

Please follow and like us: