Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: S’MË SHKOHET NË PRISHTINË!

S’më shkohet
në Prishtinë,
s’më shkohet fare!

S’janë miqtë e mi
Zejna,
Rifati,
Agimi,
Qamili,
Ganiu…

Një kafe
s’kam me kë ta pi
tek Edi 2,
as t’i zbraz gotat
me verë poezie.

Gojën s’kam me kë ta çel!
Sa keq!

Më ka marrë malli
për një orë letrare
me ta, si dikur,
mes zogjsh
e fluturash të buzëqeshura
çerdheve të dritës.

T’iu çuçuris në vesh
me zë të violinës:

Ibrahim Kadriu
s’ndalet si lumi,
bajraktari.
Nga gjumi Gërminë
e zgjon i pari!

Please follow and like us: