Fevzije Fuad, princesha egjiptiane me origjinë shqiptare që krahasohej me yjet hollivudiane
Fevzije Fuad e Egjiptit (5 nëntor 1921 – 2 korrik 2013)…
Ishte vajza më e madhe e Sulltan Fuadit (më vonë Mbreti Fuad) dhe gruas së tij të dytë, Nazli Sabri. E ëma e Fevzijes ishte bijë e Abdu’r-Rahim Pasha Sabri, ish-Ministër i Bujqësisë dhe kryebashkiak i Kajros me origjinë po shqiptare.
Fotografitë e marra në vitet 1930 dhe 1940, tregojnë një grua të hollë, elegante, me flokë të errët dhe sy të gjelbër, një version Vivien Leigh i Lindjes së Mesme. (për koincidencë ajo dhe Vivien Leigh kanë lindur në një datë 5 nentor… anglezja 8 vjet para saj).
Princesha e famshme egjiptiane me origjinë shqiptare krahasohet me femrat më të bukura e më të mëdhe hollivudiane të kohes si Heddy Lamar dhe Judy Garland…
Eshte quajtur edhe gruaja me e bukur e botës në vitet 40’…
Ajo u martua në moshën 17 vjeçare, në vitin 1939, me princin e Kurorës te Iranit Mohamad Reza Pahlavi, duke u bërë gruaja e parë e tij.
Por shumë shpejt princesha e bukur do të lodhej nga jeta e Teheranit, nga mosmarrëveshjet me të shoqin (edhe për tradhëtitë e tij të shumta) dhe do të kthehej përfundimisht në Kajro në vitin 1948, ku do të martohej më pas me një ushtarak egjiptian me origjinë shqiptare (Ismail Husein Shirin Bej)…
Ajo vazhdoi të jetojë në Egjipt edhe pas Revolucionit të Oficerëve të drejtuar nga Naseri në vitin 1952, që përmbysi monarkinë 147-vjeëare “shqiptare” dhe e detyroi vëllain e saj, Mbretin Faruk të largohej nga Egjipti.
Vdiq në Aleksandri në vitin 2013.