Albspirit

Media/News/Publishing

Fitorja e Joe Biden, flet gazetari nga SHBA: Kemi një mik në Shtëpinë e Bardhë, ja cili mbetet rreziku i vetëm për shqiptarët

Gazetari shqiptar Robert Papa ka folur për zgjedhjet presidenciale duke theksuar se Joe Biden është më mirë për shqiptarët dhe këtë e lidhi pikërisht me Kosovën. Në intervistën për Fax News,Papa u shpreh se me Bidenin, Mitrovicën nuk na e merr njeri dhe i vetmi rrezik mbeten celulat e Sorosit që mund të kenë ende ndikim.

“Për ne shqiptarët, më mirë është Biden, por Trump e shkundi politikën amerikane. Ishte risi që hyri në politikë nga jashtë. Nuk mund të jenë vjedhur votat sepse senati dhe republikanët e kanë mbajtur dhomën e Kongresit.

Po të jap një fakt, Biden disa herë ka tentuar të jetë në garë për President. 100 mijë dollarët e parë Donation i ka marrë nga shqiptarët. Ka qenë konseguent në mbështetje të Kosovës, në cështjet shqiptare, e njeh Ballkanin. I vetmi rrezik për mua mbeten ato celula të Sorosit jo në nivele shumë të larta mund të kenë ndikim akoma, por me Bidenin unë kam besim që Mitrovicën nuk e merr kush. Trumpit ia servirën si trofe që mund të marrësh cmim Nobel nëse Serbia dhe Kosova bëjnë një marrëveshje, por Vucic, Thaci dhe Rama donin shkëmbim trojesh. Fatmirësisht shpëtuam, besoj se me Biden kemi një mik në Shtëpinë e Bardhë”, tha Papa.

Ndërsa sa i përket Trump, sqaron se gabimi i tij ishin sulmet ndaj mediave që i quante armik të popullit si dhe thotë se është i habitur për 70 milionë votat që mori në këto zgjedhje presidenciale, ku fitoren e mori Joe Biden.

“Trump në të shumtën e rasteve kishte të drejtë, por fakti që i quante armiq të popullit ishte gabimi i tij. Nuk mund të bësh median kundërshtare sepse dihet forca e medias dhe në fund të fundit, rezultatin po e jep media. Por Trump e filloi ditën që shpalli kandidaturën për President rreth 4 vite më parë, kishte 200-300 aktorë të paguar për të bërë ovacione për të. E gjithë Presidenca e tij ishte kaotike, por në aspektin ekonomik, Amerika po shkonte mirë, ndodhi Covid, kushdo të ishte president nuk do e kishte të lehtë. Personalisht jam i habitur si arriti të ketë 70 milionë vota”, tha Papa duke shtuar se Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërim të votave.

(A.M/Faxweb.al)

https://www.facebook.com/watch/live/?v=706749180192666&ref=external

Please follow and like us: