LQSHA PERGEZON PRESIDENTIN E ZGJEDHUR, JOE BIDEN
New York, 7 Nëntor 2020—Siç e dini, pas një fushate të vështirë dhe një numri record të pjesëmarrësve në zgjedhje, ish-Zëvendës Presidenti Joe Biden ka fituar garën për t’u bërë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Në tri shtete fushëbeteje zgjedhore—Miçigan, Pensilvani, dhe Uiskonsin—shqiptaro-amerikanët luajtën një rol kryesor në zgjedhjen e Joe Biden. Nga koha kur Biden i hyri garës për president në Prill 2019, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane luajti një rol të veçant në rikujtimin për shqiptaro-amerikanët se cilat ishin përpjekjet e vazhdueshme të Joe Biden për të sjellë Sllobodan Millosheviqin në Tribunalin për Krime të Luftës në Hagë, për të sjellë pavarësinë e Kosovës, dhe për të përkrahur lirinë për të gjithë shqiptarët në Evropën Juglindore.
Në pranëverën e vitit 2019, Liga Qytetare lansoi një platformë përkrahëse për garën presidenciale për Joe Biden (www.albaniansforbiden.com) të udhëhequr nga kolegu ynë dhe anëtari ekzekutiv i bordit të Ligës Qytetare, Faton Bislimi, si dhe në fillim të vitit 2020, Joe DioGuardi zyrtarisht iu bashkangjit grupit të ish-Kongresistëve Republikan në përkrahje të Biden për President.
Gjatë gjithë kësaj kohe, ne ua kemi rikujtuar shqiptaro-amerikanëve që Liga Qytetare ka punuar ngusht më Joe Biden për të ndaluar luftën e Millosheviqit në Bosnjë e Kroaci më 1991, si dhe për t’iu përgjigjur ofansivës serbe të verës 1998 kundër Kosovës duke siguruar përkrahje ndërkombëtare për bombardimin e Serbisë nga SHBA/NATO më 1999. Liga Qytetare vazhdoi të përkrahë Joe Biden në pozitën e tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit deri sa ai u bë Zëvendës President i Barack Obamas në vitin 2006.
Në vijim po fokusojmë vetëm disa nga punët tona me Biden:
Joe DioGuardi ka dëshmuar në disa dëgjime para Senatorit Biden në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit si më 1991 dhe 1998. Më 2001, Joe dhe Shirley DioGuardi prezantuan Joe Biden para anëtarëve të bordit dhe përkrahësve kyç të Ligës Qytetare në një takim historik tri-orësh për Kosovën në Columbus Citizens Foundation në New York City. Më 2002, Joe Biden ishte folësi kryesor në solemnitetin për shënimin e 12 vjetorit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Sheraton Hotel në Manhattan. Më vonë atë vit, Liga Qytetare i ndau Joe Biden Çmimin e dytë vjetor e Ligës Qytetare për Paqe në Ballkan në Capitol Hill Club në Washington, DC, në vlerësim të angazhimit të tij për të sjellë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Evropën Juglindore.
Marrëdhënja jonë me Joe Biden nuk ka të bëjë fare me përkatësinë partiake. Për tridhjetë vite, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka punuar me Anëtarë të Kongresit nga të dyja taborret politike partiake si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesëve.
Puna jonë me Joe Biden është rezultat i faktit që ai u gjend pranë popullit shqiptar kudo dhe kurdo që ne kishim nevojë për të. Ai luajti një rol të dukshëm dhe impresiv në arritjen e pavarësisë së Kosovës, dhe ne jemi konfidentë që ai, si President, do të rindërtojë marrëdhënjet e afërta të SHBA-ve me BE-në dhe NATO-në, dhe do të sjellë integrimin evro-atlantik të Kosovës. Së fundi, ne jemi konfidentë se Presidenti Joe Biden do të punojë për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit shqiptaro-serb.