Albspirit

Media/News/Publishing

Agim Hushi: Mërzia shqiptare me humbjen e Trump dhe fitoren e Biden

 

Nuk e di sepse disa shqiptarë duken të mërzitur për humbjen e Trump dhe fitoren e shqiptarodashësit Biden!

Së pari kjo është një përballje shumë larg kufijve të Shqipërise dhe me përjashtim të Biden që ështe shprehur disa herë pro shqiptarëve dhe Kosovës të dy kandidatët kanë origjinë amerikane!

Pse mërziten shqiptarët për fitoren e Biden kur tashmë është provuar pozita e tij proshqiptare?

Apo i shqetëson më shumë fitorja e Soros dhe humbja e një antikonformisti se ç’i gëzon një proshqiptar në postin e Presidentit të SHBA?

Edhe unë isha dikur një trumpist i devotshëm, por kur pashë që ai hoqi  një qeveri të ligjshme kosovare, thirri Vuçiqin në Uashington, përjashtoi Europën dhe shpalli mik eskluziv Israelin, ndërtoi murin antinjerëzore në Meksikë mendova se duhej t’i thërrisja mendjes sa më parë!

Nuk mund të dallojnë më të mirën në këto zgjedhje ca shqiptarë, por veç të gjykojnë me pasion dhe kokëfortësi?

Please follow and like us: