Albspirit

Media/News/Publishing

Ali Daci: Kryeparlamentari u frigohet varreve masive në Serbi

Njëri nga pinjollët më të ndyrë të Sllobodan Millosheviqit, kasapit të Ballkanit pa dyshim është kryeparlamentari i Serbisë Ivica Daçiq. Ky monstrum politik, i zhytur deri në fyt në urrejtje e krime ndaj shiptarëve, ka arrit që përmes politikës fashistoide serbe që ai dhe qeveria serbe, Akademi e Shkencave dhe kisha ortodokse provosllave, të ushqejnë më shovizëm pjesën më të madhe të popullit serb, por jo edhe gjithë Serbinë. Rritja e fazhizmit serb me përkrahjen ruse dhe infuzionin me lira turke para syve të Evropës i ka dhënë guxim këtij shoveni që të urrejë shqiptarët në mënyrë patologjike, por edhe boshnjakët e nacionalitet e tjera joserbe. Por jo vetëm kaq, ai tani urren edhe serbët që nuk i përkasin shovinizmit të tij. Kështu Daçic, sot është venë në ndjekje të serbëve që janë proeuropianë e që Europën e shohin si të ardhmën e vet e jo Rusinë. Ai ka thenë këto ditë se do t’ i ndjek të gjithë ata që po ndihmojnë organet kompetente për zbulimin e varrezave masive të martirëve shqiptarë në Serbi. Vetë shfaqja e frikës nga zbulimi i mundshëm i këtyre varrezave garanton vetëndodhjen e tyre në Serbi. Kriminelet serbë gjatë dy viteve të luftës në Kosovë u përpoqën që në format më të ndyra t’i fshehin gjurmët e gjenocidit mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. Kriminelet serbë, trupat e pajetë të shqiptarëve, i karbonizuan tërësisht në furrëlartat e Serbisë. I hodhën në Danub të mbyllur në kontinier, i varrosën masikisht dhe mbi trupat e tyre ndërtuan objekte të ndryshme, rrugë të asfaltuara dhe pista të betonuara aeroportesh duke fshehur krimin në formë monstruoze. Më mirë do të ishte për aleatët e Serbisë që të investojnë në zbulimin e varrezave masive në Serbi, se sa të ndihmojnë kryerësit e këtyre masakrava të qëndrojnë në pushtet e të vazhdojnë fshehjen e krimit dhe varrezave masive atje. Kështu do ndihmojnë popullin serb të çlirohet sadopak nga krimi. Daçiq e ka të qartë se së shpejti do dali në shesh krimi andaj edhe ua ka frikën zbulimeve eventuale të varrezave masive gjithandej nëpër Serbi. Viktima, kudo qoftë varrosur, trupi i pajetë, shpirti i tij pushon në atdhe. Krimineli kudo qoftë e kudo jetoftë ai, krimin e ka më vete, ai jeton me të. Andaj, Daçiq kot i fshehni varrezat masive të shqiptarëve të masakruar, ato do t’iu shoqërojnë deri në vetvrasjen tuaj.

Please follow and like us: