Albspirit

Media/News/Publishing

Amerika, SHEMBULL I ZI për të mësuar ÇFARË NUK DUHET BËRË dhe njëkohësisht SHEMBULLI I MIRË për të mësuar çfarë DUHET BËRË

Amerika, SHEMBULL I ZI për të mësuar ÇFARË NUK DUHET BËRË, dhe njëkohësisht SHEMBULLI I MIRË për të mësuar çfarë DUHET BËRË.
…l’ America, il paese dove succede di tutto” do të thoshte R. Benigni, duke ecur mbi karrige e mbi artistët në sallë, në performancën UNIKE për OSKAR, që vetëm një gjenio libero si artisti italan Benigni mund të performojë e deklarojë një frazë të tillë “politike mot correct”. Një frazë, e hedhur, me humor e sakazëm siç Benigni, lëshon kudo e me këdo, në të cilën sheh në një dekik Amerikën, vendin i çudirave, ku kanë ndodhur e ndodhin ngjarjet më çnjerëzore që njeriu është në gjendje t’i bëjë njeriut e ambientit, fenomenet më absurde e antidemokratike, njësoj e më keq seç kanë ndodhur nën diktaturat më kriminale, dhe njëkohësisht, në të njëjtën tokë e të njëjtët njerëz që kanë krijuar mrekullira që as ëndëtrimtarët idealistë nuk i kanë menduar e perfytyruar. Ky është njeriu në përgjithësi, sa gjenial aq edhe i marrë. Kjo është Amerika, ARKA E RE E NOES, ku bashkëjetojnë të gjitha “ngjyrat njerëzore”, nga më të ZEZAT deri tek më të BARDHAT. Kjo është Amerika e egër, ndërtuar mbi forcën e armës dhe të parasë, ku ligji njerëzor është shëmbëlltyrë e ligjit NATYROR/XHUNGLËS, “secili për vete Zoti për të gjithë”. Donald Trump dhe elektorati i i tij janë mishërimi i i “shpirtërave të këqinj”, SHEMBULLI I ZI, nga i cili mbarë bota ka çfarë mëson, ÇFARË NUK DUHET BËRË.
Ne shqiptarët “e egër, të pa fe, e të pa instruktuar” siç “qytetarët e botës” na konsiderojnë nuk kemi asgjë për të mësuar nga EGËRSIA amerikane. Jo. Në këtë këndvështrim, për fat ne shqiptarët, jemi NJERËZIT më qytetarë në botë. Pse? Sepse, edhe pse TË PAPËRSOSUR si gjithë njerëzit e tjerë, nuk e kemi nisur historinë duke dëbuar e vrarë as të kuq, as të verdhë, as sllavë, as grekë. Të tjerë na kanë vrarë, kafshuar e persekutuar. Për fat jemi vendas, VËLLEZËR shqiptarë den baba den në truallin tonë, ku FEJA JONË ËSHTË SHQIPTARIA. Ku mysliman e të krishterë jetojnë si vllazën, ku të majtë e djathtë, jo vetëm nuk vriten por as nuk ju shkon mendja as të zihen, paçka se DJAJTË POLITIKANË i ndërsejnë njërin kontra tjetrit. Ato pak që janë vrarë në beteja politike në Shqipëri, si në të shkuarën dhe në të tashmën kanë qenë, janë e do të jenë VIKTIMA TË POLITIKËS KRIMINALE E JO VERBËRISË NJERËZORE shqiptare. Përkundrazi, mbarë bota qytetare perëndimore ka çka mëson nga MIRËSIA NJERËZORE SHQIPTARE E LINDUR. E kemi në ADN, nuk kemi asnjë meritë. Është DHURATË që i kemi nga TOKA dhe QIELLI ynë. Pra nuk kemi pse të mburremi, përkundrazi, duhet ta ruajmë e ta kultivojmë më shumë se besimin në Zot. Zotra ka shumë, e ndërrojnë. Ndërsa dashuria e respekti për njeri-tjetrin është çelsi universal i bashkëjetesës në paqe mbi Dhe. Të paktën mes nesh si vllazën shqiptarë mbi Tokë.
Për fat të mirë, Amerika është edhe SHEMBULL I MIRË, shprehje e të cilit është shumica e “shpirtërave të mirë amerikanë” që pa ARMË, por me PJESËMARRJEN E TYRE me VOTËN E LIRË, ditën të ndalojnë ARROGANCËN, Ç’NJERËZOREN e gjysmës tjetër amerikane.
Ky shembull i mirë, është AMERIKA E INSTRUKTUAR. Nga ky shembull kanë ç’mësojnë shqiptarët e pa instruktuar. Kush janë ata? Shqiptarët më të pa instruktuar janë POLITIKANËT. Pse? Sepse në politikë, në përgjithësi e në veçanti në Shqipëri, hyjnë “autsider” sharlatanë, për t’u pasuruar shumë e shumë shpejt. Është kjo pjellë e mbrapsht me kravata që ka mbjellur farën e keq në Shqipëri dhe po e kultivon me djallëzi, siç këta mizerabël njerëz të vegjël që dinë të bëjnë si DJAJ TË MËDHENJ.

Please follow and like us: