Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Misioni ynë duhet të jetë mbi të gjitha “të bërit mirë”…

Etyd

Adrenalina e rrezikut për të pushtuar edhe deri dallgët, dallgët e deteve, qiejve, dashurive e mirënjohjeve.

Fuqia shpirtërore gjithnjë superon vetë vitet, muskujt, rrudhat, lotët, ëndrrat e deri iluzionet.

Misioni ynë duhet të jetë mbi të gjitha “të bërit mirë”; të bëjmë mirë për tjetrin dhe të falim padiskutim dashuri. Po, dashuri, nga ajo që të lexon në ajër, nga ajo që s’të rrëzon kurrë në tokë; nga ajo e detajeve fare të vogla që bëjnë diferencën – dashuri që fjalët i shtron në vepra dhe ngjiz veç lumturi të paqtë, përsosmërisht të gjendshme në çdo jetë, të bërë mentalitet e dhunti krejt e zakonshme.

Faleminderit për urimet tuaja për datëlindjen, që e bënë këtë nëntor/vit lëmshesh e sfidash të mëdha t’i ngjajë atyre të kaluara, pra të vijë i dashur, se dashuria nuk është mall konsumi, por është thjesht aty, e pranishme, e prekshme, e ndjeshme me tërë shqisat.

Please follow and like us: