S’ka ofendim ma të madh për kombin shqiptar se projekti i saj më i madh, UÇK me t’u cilësu ndërmarrje kriminale!…
Florim Rullani
Unë jam shqiptar!
Mikpritja Shqiptare është njëherësh edhe Toleranca Fetare! Shqiptari në të gjitha kohërat fenë e ka personale, që respekton besimin e tjetrit, shqiptari është “Teolog natyral” jo “Teolog i doktrinuar” as nga Lindja as nga Perëndimi, pra është teologu më i afërt i Teologjisë Monoteiste.
Nuk kemi të rregjistruar në historinë shqiptare që dikush u vra apo ka vra për shkak të Fesë! Vriten në Perëndim-Lindje, por shqiptaret nuk vriten për Fe! Po shihet që kjo gjykatë është shërbyer nga Serbia dhe argatët e saj të akomoduar në Kosovë, në subjektet politike të Kosovës dhe institucionet e Kosovës!
Personalisht pres që Kadri Veseli me dosjet që ka paralajmëruar të na tregojë me fakte se cili subjekt politik në Kosovë i ka shërbyer UNMIK-EULEX, tash Gjykatës Speciale! S’ka ofendim ma të madh për kombin shqiptar se projekti saj më i madh (UÇK) me t’u cilësu ndërmarrje kriminale! Dhe ka një të vërtetë universale: në gjykata ndërkombëtarë shkojnë gjithnjë krerët e shteteve agresore dhe jo krerët e mbrojtjes së lirisë. Në ish-Jugosllavi kishte vetëm një shtet agresor, Beogradi i Millosheviçit, ndërsa popujt e tjerë kroatë, sllovenë, boshnjakë, shqiptarë ishin në rolin mbrojtës.