Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-sekretari i PD emërohet zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave

Ish-sekretari për sipërmarrjen e lirë në Partinë Demokratike, Besat Kadia është emëruar nga kryeministri Edi Rama, zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Besart Kadia ka mbaruar studimet bachelor dhe master për Shkenca Politike dhe Ekonomike në Bristol University në Angli.

Ai ka punuar si audit për kompaninë Ernst & Young dhe nga viti 2009 shërben si pedagog në Micro dhe Macroekonomi në UET. Gjithashtu, Kadia është edhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike.

Please follow and like us: