Rexhep Shahu: Edi Rama me tellallë të pabesueshëm kërkon një gisht ku të fshihet
Biznesmeni i vdekjes Edi Rama për pushtetin e tij është gati ta vrasë e zhdukë Lulzim Bashën, është gati ta puthë në bythë presidentin serb Vuçiç, është gati t’ia heqë trekëmbëshin Hashim Thaçit e ta varë në litar. Të tjerët nuk i llogarit.
Ata që vdesin nga mungesa e spitaleve Edi Rama nuk i llogarit, ata që vdesin nga mungesa e ilaçeve nuk i llogarit, ata që rrënohen duke blerë ilaçe të shtrenjta kontrabandë të kurojnë Covidin nuk i llogarit, ata që shkojnë në Turqi të kurohen dhe paguajnë lekë gjaku për avione ambulanca nuk i llogarit, ata që vdesin nuk i llogarit pasi në fund të fundit Edi Rama po bën biznes të suksesshëm me vdekjen e shqiptarëve.
Breshëri akuzash të rreme nga Edi Rama e tellallët e tij ndaj Lulzim Bashës për histori të panjohura të para dy dekadave për të gjithë këta që flasin sot.
Para dy dekadave Edi Rama më shumë nderonte këngëtarin serb Bergoviç se sa lulftëtarët e lirisë për Kosovën se atij ia jepte çelësin e Tiranës, ndërsa ai këndonte e frymëzonte ushtarët serbë që bënin masakra ndaj boshnjakëve e shqiptarëve.
Sot Edi Rama i lëpihet e jargavitet dhe më shumë e nderon ish-zëdhënësin e Milisheviçit, që është president i Serbisë Vuçiç se sa ishizëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që sot është në gjyq i paditur nga Vuçiçi.
Edi Rama kërkon një gisht ku të fshihet. Ai deshi të bëhej i madh burrë shteti, lider ndërkombëtar, rajonal dhe humbi si ‘shurra e pulës’. Iku u tret lavdia e Edi Ramës. Ai mund të qeverisë njëqind vjet Shqipërinë, por nuk bëhet dot kurrë burrë shteti, por një kopje e shëmtuar e Enver Hoxhës që i lepihej Titos. Ky i lëpihet e jargavitet Vuçiçit. Dhe synon t’i japë Serbisë më shumë se i jepte Enveri, pasi në fakt të dy kanë marrë pushtet me vullnetin e Serbisë.
Akuzon Lulzim Bashën jo se i dhimbset UÇK apo Kosova, apo se ka ndonjë njohje minimale apo dashuri minimale për ato që thotë, por do të krijojë mjegull të mos shihen dështimet e tij në drejtimin e shtetit, dështime të rënda e tragjike me kosto të rënda.
Lulzim Basha po vonon ta çojë në gjyq Edi Ramën, që po vonon t’i thotë dakort kemi kohë t’i provojmë akuzat e tua, por shpëto njëherë shqiptarët që po i kosit vdekja nga mungesa e shtetit, nga mungesa e gadishmërisë e fuqisë së spitaleve të mjekësisë falas me vdekë falë Edi Ramës.
Po vdesin njerëz jo thjeshtë nga Covid-19, por nga mungesa e shtetit, nga mungesa e ilaçeve, pamundësia e spitaleve. Vdekja po bëhet biznes fitimprurës i mafies që lejon Edi Rama.
Ku plasi tani kjo dashuri e Edi Ramës për Kosovën apo e tellallëve të tij të ndyrë që i thonë edhe Kosovo, apo ua thonë e shkruajnë emrat gabim fshtrave e vendeve sikur Kosova të jetë diku në ndonjë fshat të humbur Afrike.
Duke tellallue vetë dhe tellallët e tij, Rama kërkon një gisht ku të fshihet, kërkon një rrënjë ku të kapet për shpëtim, kërkon një kamardare.