Xhovalin Delia: DREJTËSI E PADREJTË DHE E DËMSHME
Nuk jam në gjendje të provoj të kundërtën por gjyqi i komandantit të ushtrisë çlirimtare të Kosovës më shumë se profum DREJTËSIE kundërmon erë PROCES gjeoPOLITIK.
Nuk kam asnjë instrument për të konfirmuar e as per të mohuar “KRIMET e luftës” për të cilat akuzohet Prijësi i shqiptarëve të Kosovës, por shqiptarë e ndërkombëtar e dinë se Hashim Thaçi u priu shqiptarëve të Kosovës, jo në luftë për të pushtuar Serbinë, as në protestë paqësore, por për t’u mbrojtur nga persekucioni serb i Millosheviqit, në shtëpinë e tyre. Dimë gjithashtu se në luftë shkohet me armë për të luftuar për jetë a vdekje. Kush nuk vret VRITET.
MORTE TUA VITA MEA, ka qenë parimi romak, pasardhës të cilëve janë TË DREJTËT që gjykojnë sot padrejtësitë e një njeriu, KOMANDANT i një luftë të drejtë për Liri e pamvarësi. Ndryshe nga perandorët ROMAKË, kosovarët e ngratë i dolën zot fëmijëve, grave e të drejtës së tyre, ME BEKIMIN e të drejtëve perëndimor. Falë TRINITETIT Kosovë, AMERIKË , Evropë, e mbi të gjitha, luftës dhe gjakut të derdhur nga kosovarët e UÇK-së, Kosova sot asht e lirë dhe e pamvarun. E kjo fitore historike e Kosovës e ka një prijës shqiptar kosovar. E ky prijës është njeriu i papërsosur HASHIM THAÇI. Këtë hero të luftës gjakatare po e deheroizojnë bash ata që e kanë KURORËZUAR.
Nuk e dimënëse ky gjykim është DREJTËSI, HIPOKRIZI, apo PADREJTËSI?!? Dimë që në të njëjtat pranga e në të njëjtën bankë të akuzuari DREJTËSIA e Hagës ka vënë si VRASËSIN edhe TË VRARIN(?!?)
Nuk mund të bëhem garant për asnjë luftëtar, qoftë ai nazist, fashist, partizan, bolshevik, amerikan në Vietnam, Afganistan, Irak, serb a kosovar e as për komandantin e UÇK -së, pasi LUFTA në vetvete është një dimension PËRTEJ ARSYES NJERËZORE. Aq më tepër kur bëhet fjalë për luftën e KOSOVËS NË MBROJTJE, ku ishte akumuluar VUAJTJA, DHIMBJA, POSHTËRIMI E URREJTJA shekullore prej genocidit e persekucionit serb.
Mbase edhe kosovarët kanë bërë NJË HERË atë që serbët u kanë bërë atyre prej shekujsh e VAZHDIMISHT.
Nuk e di e as dua ta di teknikisht ligjin e luftës, por do të doja të dija çfarë parashikon DREJTËSIA E HAGËS per një luftëtar kosovar kur përballet me atë që e ka vrarë, djegur, dhunuar e poshtëruar?
Si do t’a gjykonte Haga një qingj nëse do të arrine të shqyente NJË HERË, qoftë edhe po aq barbarisht sa ç’e ka masakruar ujku VAZHDIMISHT?
Apo ky është fati i QINGJIT të vogël manar shqiptar, kërcënuar përjetësisht nga ujku dhe së fundi edhe nga bariu vetë.
E njejta AKUZË, si për VRASËSIN ashtu edhe për të VRARIN. Si XHELATI serb edhe i PERSEKUTUARI kosovar në të njejtën bankë të akuzuar për krime kontra njerëzimit e gjykuar nga e njëjta gjykatë! Drejtësi, padrejtësi apo thjesht hipokrizia e radhës?. Tepër “e drejtë” për të qenë VËRTETË e drejtë.
“Per mua je i pafajshëm” – lau duart GOVERNATORI ROMAK, ponsi Pilat para Krishtit 2000 vjet më parë, por kjo nuk e shpëtoj profetin nga kryqëzimi. U deshën 365 vjet që profeti fajtor të shpallej “i pafajshëm” nga ata që e kishin vrarë. As dënimi e as rehabilitimi i TIJ nuk qenë FRUT I DREJTËSISË por PROCES POLITIK. Historia nuk përsëritet por rimon me vetveten.
Të denosh për KRIME KOMANDANTIN e një ushtrie do të thotë të DEKLASOSH USHTRINË të cilës KOMANDANTI i ka prirë dhe e ka komanduar. Të deklasosh USHTRINË do të thotë të NJOLLLOSËSH LUFTËN e FITOREN. Të DAMKOSËSH FITOREN do të thotë të vësh në dyshim frutin e saj, LIRINË e PAMVARËSINË e merituar të shqiptarëve të Kosovës. Të vësh në dyshim LIRINË e PAMVARËSINË akoma të pa konsoliduar, do të thotë TË VËSH NË DYSHIM TË DREJTËN SHQIPTARE KOSOVARE. Të vësh në dyshim të drejtën shqiptare KOSOVARE do të thotë të pohojmë indirekt “të drejtën” e GENOCIDIT e PASTRIMIT ETNIK serb.
Le të supozojmë per një dekik, sikur gjykata e Hagës të dënonte sot Profetin Muhamed për “krime të luftës”. A nuk do të njolloste ushtrinë e profetit? A nuk do të damkoste luftën e Tij të shejtë? A nuk do të deklasohej besimi e besimtarët myslimanë! A nuk do të ishte një tronditje e krize të thellë në memorien kolektive të botës islamike?
Attenzione: nuk jam duke vënë shenjën e barazimit midis një njeriu të zakonshëm e të papërsosur HASHIM THAÇI, komandanti i një ushtrie, bekuar nga zotët e tokës, me profetin Muhamed, prijës i një ushtrie, ZGJEDHUR nga Zoti vetë për një luftë të shenjtë. Jo, jo. Thjeshtë po vë në kandar efektet kolaterale në memorien kolektive që mund të shkaktojë DËNIMI i PRIJËSIT TË KAUZËS SË DREJTË,(i merituar o i pamerituar qoftë dënimi).
Një DËNIM I PAMERITUAR DO TË ISHTE KRIMINALE e tronditës për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, por edhe një dënim I MERITUAR i PRIJËSIT të lirisë, NUK do ti shërbente çështjes së drejtë e të shenjtë KOSOVARE. Nuk besoj gjithashtu se E DREJTA JURIDIKE MORALE e Hagës vlenë më shumë se LIRIA E DINJITETI I NJË POPULLI masakruar padrejtësisht nga TË PLOTFUQISHMIT e paDREJTË të Tokës. Po edhe në se dënimi është vërtet i merituar, DËMI që kjo “DREJTËSI” shkakton është shumë herë më i madh se dobia që sjell. Duket sikur të PLOTFUQISHMIT e tokës po shëmbin atë që ata vetë kanë konstruktuar bashkë me ne. Kush më mirë se ata i di punët tona?
Ne, qingjat jetimë, dimë që fati jonë është në dorë të ujkut dhe të bariut. Mbase kemi harruar se ashtu si ujku edhe bariu, ndërron flamurin por jo vesin. Vertetë e shpëton qingjin nga ujku, por një ditë ai vetë do e SHESË o do e THERË. Ndryshe nga ujku, që e ha vetëm për uri, bariu e therë edhe për gosti.