Besnik Velaj: Kanina e të gjitha kohërave, Shqipëria me Kaninën e Vlorës
Me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë, simbolit të lirisë, krijuesit të shtetit të parë shqiptar dhe të kryeministrit të parë që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëndor 1912, nga shoqata Atdhetare-Kulturore “Kanina” po bëhet një punë e madhe për t’u njohur komuniteti kaninjot e më gjërë sot-po sot me figurat e mëdha poliedrike që kanë ndihmuar në Pavarësinë e Shqipërisë, kjo e lidhur edhe me dëshirën e popullit shqiptar se Shqipëria është e plotë me “Kosovë e Çamëri”. Ismail Bej Qemal Vlora si nismëtar, si realizues, si Kryetar i Qeverisë Kombëtare, zotëronte me mençuri, hollësi në situatën politike, kritike në të cilën ndodhej Shqipëria dhe në unitet me përfaqësuesit që kishin ardhur nga të katër anët e vendit, përpara vështirësive, vuri në jetë ëndrrën shumë shekullore të popullit shqiptar për të kurorëzuar përpjekjet e tij të pandërprera legjendare me Shpalljen e Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit me Shkabën Dy Krenare. Shqipëria u bë një shtet i ri dhe sot është më i ri akoma se “Dielli i saj lind andej nga perëndon”, sot u pranua në NATO, sepse ka 100 vjet shtet i lirë që hyn në radhët e shteteve të pavarura të botës, me miq të mëdhenj SHBA dhe BE-në, në saj të Gjergj Kastriotit-
Skënderbeut, Ismail Bej Qemal Vlorës, Nënë Terezës, Flamuri Kuq e Zi që ngrihet në Selin e NATO-së në Bruksel. Rreth përçimit të madhështisë, dritës, figurës poliedrike të Ismail Qemalit, veprës atdhetare të tij dhe origjinës me komunitetin kaninjot kanë punuar zotrinjtë: Ymer Yzeiri, Sezai Osmani, Ermir Xhindi, Hamdi Kulaj, Agim Halili, Meleq Kapllani, Ptoleme Bega, Pëllumb Aliraj, Avdulla Fejzaj, Luftar Dulaj, shkrimtarja Vilhelme Vehip Vranari e cila është gjak, kockë dhe mish nga trungu i Vrana Kondit nga ku ka marrë dhe mbiemrin Vranari-vëllai i Donikës-Andronikës së Skënderbeut (është dhe kryeredaktorja e gazetës ”Kanina”) dhe Dr. Neki Dredha. Në punën e tyre, ata janë ndihmuar nga të dhënat e monografisë së Darling Vlorës, historianëve Muin Çami, Ago Agaj, Neil Shehut dhe nga mbesa e Ismail Bej Qemalit, Nermin Vlora Falaskit. Ajo ishte e bija e Ballkizit dhe kishte gjyshe vajzën e madhe të Ismail Qemalit, Mevdet Vlorën.
Duke trashëguar virtutet e larta patriotike e shkencore të gjyshit punoi për propogandimin e cultures dhe historisë së popullit shqiptar direkt me kaninjotët, sa herë vinte për vizitë në Kaninë për dashurinë e madhe për gjyshin, vendlindjen e saj, që kur ishte gjallë kërkoj të varrosej bashkë me bashkëshortin në Kaninë, ku ka dhe varrin e parë Ismail Bej Qemal Vlora. Kjo dëshirë ju ploësua nga shteti shqiptar dhe Nermin Vlora (Falaski) bashkë me Rexhio Falaskin prehen të dy në varrezën publike të qytezës ballkon të Kaniës.
Kanina, origjina e Vrana Kontit ose Kont Vranari (Urani)
Në vitin 2000 është botuar në Itali,nga shtëpia botuese”Argo”libri “Despoti D’Epiro…”shkruar nga Paolo Petta’. Ky autor i lindur më 1942 dhe vdekur më 1999 nga një familje me origjinë nga Piana Degli Albanezi, ishte studiues i të Drejtës Konstitucionale dhe i Historisë, i njohur për shumë studime dhe botime historike. Në këtë libër të fundit ai trajton fatin e princërve shqiptarë të mesjetës pas vdekjes së Skënderbeut dhe jetën e tyre si refugjatë në Itali; në mbretërinë e Napolit, në Venecie. Në këtë libër, përmenden edhe njerëzit e thjeshtë. Një zyrtar aragonez i shkruante mbretit të tij më 1467: “…Është dhimbje e madhe, Zotri, të shikosh si vijnë njerëz tepar të varfër dhe të ngarkuar me fëmijë, të cilët nuk pranohen në qytet dhe tokat tuaja, por qëndrojnë lakuriq apo të veshur keq në fusha…pas shumë tragjetive në Otranto…”. Përsa u përket princërve të Ballkanit (dhe atyre të Shqipërisë), shumica e tyre u vendosën në pronat apo në feudet duke zënë fuksione të ndryshme në Mbretërinë e Napolit, Republikën e Venecias etj. Për vdekjen e Skënderbeut, Donika apo Andronika (e shoqja e Gjergj Kastriotit) informoi Mbretin Ferrante të Napolit, i cili iu përgjegj menjëherë: “…Ai ishte për ne si një baba i dytë pas Mbretit Alfons…” dhe menjëherë dërgoi njerëzit e tij për të sjell familjen e Skënderbeut në Napoli, të cilët u vendosën në feudin e Galatinas si pronë e tyre; aty Gjoni u martua me Irenën, vajza e Lazar Brankoviçit. Në këtë mënyrë u rregulluan pothuajsë të gjithë princat e Shqipërisë dhe Ballkanas që ikën nga sulmet turke, ata që qëndruan shumica u islamizuan. Midis familjeve shqiptare që emigruan në Itali, ajo që shkëlqeu më shumë, me siguri që ajo e Kastriotëve~Granai, mbiemri original i së cilës u shqiptua disa herë si Branai ose Vranai, që në realitet qenë pasardhësit e Kontit Vranai. Emri Vranai, i përkiste një nga familjeve më të famshme të Shqipërisë, në periudhën Bizantine që në shekullin e 13~të, viti 1266. Më 1399 përmendet Aleks Vranai Kastrioti, me kështjellën albaneze. Janë bërë diskutime për origjinën e kësaj familje dhe të gjitha studimet serioze vërtetojnë se, që në 1368 është e pranishme kjo familje Kastrioti ose Vranai në Kështjellën e Kaninës, pranë Vlorës. Më vonë një përsonazh influent, i lidhur me Skënderbeun është Vranar Konti (vëllai i Donikës dhe kunati i tij), i cili u mbulua me lavdi duke drejtuar mbrojtjen ushtarake të Krujës, e rrethuar nga Sulltan Murat II, në vitin 1450. Barleti, për Vranar Kontin flet si për kapitenin më me autoritet të Skënderbeut, me prejardhje të fisme, me moshë të pjekur, me experience luftarake. Pas rrethimit në vitin 1450, Skënderbeu e shpërbleu me faljen e katër fshatrave. Gjon Muzaka, princ shqiptar, refugjat në Mbretërinë e Napolit shkruan: “Konti Vranai (Branai) u martua, përpara se të shkonte në Itali, me Maria Zardarin, vajzë e një fisi prej Muzakëve, që ishte njëkohësisht kushërirë e parë më nënën e Skënderbeut. Fati i Kastriota~Vranai (Branai) në Mbretërinë e Napolit është shembulli tipik i afirmimit të saj në shoqëri, në saj të besnikërisë, devocionit personal (sidomos ndaj dy mbretëreshave) të vlerave të tyre ushtarake, të një kapaciteti të lartë administartiv, si dhe të vlerave e suksesit politik mondan, ndoshta edhe të intrigave në dashuri. Për të gjitha këto, familja Vranai (Branai) pati suksese të shkëlqyeshme në Itali. Edhe sot e kësaj dite në Kaninë Vlorë, jeton fisi Vranai~Vranari, pasardhësit e të famshmit Vranar Konti; autori Paolo Petti do të kishte qënë i lumtur sikur ta dinte këtë fakt historik, megjithatë konkluzionet e tij se fisi Vranaj~Vranari (Branai~Granai) është nga Kanina, është i sakt. Ky fakt vërteton se nga Vlora nuk kanë dalë vetëm në luftën për Pamvarësinë e Shqipërisë në 1912, apo 1920 dhe në 1940~1945, por vazhdimisht, në të gjitha kohërat, edhe në mesjetë, në kohën e Skënderbeut. Vrana Konti është një djalë nga Kanina~Vlora, një figurë që nderon Shqipërinë, Vlora do ta kujtojë gjithmonë me nderim (sipas Today News~Vlora)!
Komuniteti kaninjot eshtë njohur dhe me studimet e Eqerem Bej Vlorës, djali i xhaxhait të Ismail bej Qemal Vlorës, lindur në Vlorë më 1884 dhe vdekur në Vjenë, të cilat hedhinë dritë më tepër mbi prejardhjen e familjes Vlora. Sipas studimeve të tij del se i pari i familjes “Vlora”, quhej GJERGJ GOLEMI DHE ISHTE NGA Golemi, që është stërgjyshi i Sinan Pashë Vlorës. Gjergj Golemi jetoi në Kaninë rreth viteve 1390. I përket familjes së Gjergj Arianitit, vjehrrit të Skënderbeut. Ismail Bej Qemal Vlora, u rrit, u mënçurua nga trashëgimia e pararendësve dhe ndihma e pasardhësve dhe patriotëve të tjerë shqiptarë. Ata e ndihmuan tërë jetën Ismail Bej Qemal Vlorën të kryejë detyrat si një diplomat i kohës dhe patriot i përkushtuar deri sa u nda nga jeta.Atij i kanë treguar të parët e tij që në vogëli për Kalanë e Kaninës, ndërtuar mbi një qëndër të vjetër banimi në shekullin e III-të p.e.së re. Ajo ka një sipërfaqe prej 3,625 hektarësh. I kanë treguar se e ndërtoi Perandori Justinian në shek.V-të të e.r.së re, i kanë treguar se tek Ana Komnena e gjakut të tij, flitet për luftrat e babait të saj Perandorit Aleks të Bizantit, kundër ushtrive normane.
Pa folur gjëerë e gjatë për kalanë e Kaninës, ku kanë jetuar të parët e familjes Vlora nuk e kupton dot pamjen dhe shpirtin e madh të Ismail Bej Qemal Vlorës, Plakun e Urtë të Shqipërisë, që sa herë ka ditëlindjen apo ditën e vdekjes rilind përsëri e përsëri.
Në tërësine saj Kalaja e Kaninës paraqitet si katërkëndësh i parregullt e ndarë në tre sheshe që qëndrojnë në formë shkalle njeri mbi tjetrin. Muret e rrethimit hapen nga tre dyer; dera e fshatit Kaninë nga Jugu, dera e mbretit nga Veriu dhe dera e beut nga Lindja. Duke iu afruar kësaj dere majtas përpara na del një mur madhështor që përmban këndin Jug~Lindor të kohës dhe mbi bahçen e sorkadheve, siç i kanë treguar Ismail Qemalit. Në hyrjen e derës së lartpërmendur shihen në të dy anët dhomat ku banonin rojet dhe pak më tutje shtrihet një sheshore ku qëndronte gjatë kohës së sundimit “Saraj” i Gjergj Sinan Pashës (Vlorës). Banesa është një shtëpi e madhe me 4 kulla, të tipeve të shtëpive të forta në Labëri. Këto ishin madhështore.
Princeshat e Kaninës së Labërisë
Një tufë me zonja e shërbëtore të tyre zbukuronin jetën e përditëshme që zhvillohej në kështjellë. Të ngrënit dhe të pirit ishin të bollshme, se të ardhurat e pasurisë-tokës-blegtorisë-pronave shpenzoheshin në natyrë. Mënyra e jetësës ishte bujare. Po t’i referohemi Fatos Mero Rrapajt dhe folklorit del se dy princeshat, dy heroinat kanë lindur e rritur në këtë kala. Ismail Bej Qemal Vlorës i kanë treguar për princeshën e parë që quhesh Rugjina Balsha, sundimtare e Kaninës në vitet 1396~1417. U bë e digjuar për qëndresën antiosmane kundër Hamza Evrenozit, komandant i ushtrisë turke, i cili me luftë e pushtoi Vlorën, Kaninën. Princesha Rugjina Balsha me forca të pakta çau rrethimin natën me luftë dhe emigroi jashtë atdheut. Në bregun e djathtë të Lumit të Vlorës (Shushica), atje ku vendi mban emrin e “Përtej Lume”, një copë e vogël fushe, kjo i takon fshatit Gumenicë, gjendet “Rrapi i Rugjinës” (i thonë dhe i zonjës), Zonjës së Kaninës. Perimetri i trungut të këtij rrapi është 12 metra. Nën hijen e këtij rrapi legjendar, Rugjina Balsha thirri në kuvend krerët e Labërisë, për t’u dalë në ballë osmanëve agresorë. Në këtë kuvend Gumenica përfaqësohej nga Pirro Duka (sot fis i shuar). Në afërsi të “Rrapit të Rugjinës”, kemi “Mullirin e Zonjës”, sot topgërmadhë, ndërsa në Lungarë-Shashicë kemi “Kroin e Zonjës”, i cili i rindërtuar në Lungar shërben dhe sot. Po kështu në fshatin Radhimë ndeshemi në dy mikrotoponime dhe një hydronim që mbajnë edhe sot emrin: “Gryka e Rugjinës”, “Shpella e Rugjinës” dhe “Prroi i Rugjinës”. Në Qafën e Llogorasë gjendet “Shkëmbi i Rugjinës”. Sipas gojëdhanës në këtë shkëmb të vetmuar qëndroi Rugjina Balsha për të shikuar dhe një herë atdheun e saj e të qajë me mallëngjim për të .Dhimbja e Rugjinës ka mbetur proverbial. Në fshatin Dukat deri më sot mbajnë shprehjen “rënkoi si Rugjina”, për një që rënkon nga dhimbja e thellë. Thuhet se dhe emri i fshatit Rexhinë të Kurveleshit, afër fshatit Golem nga e kishte origjinën Princi i Kaninës, Gjergj Golemi, ka lidhje me emrin e Princeshës Rugjinë. Ja ç’na thot shkrimtari dukatas Hysni Kapo: “Ka një legjendë për të ku tregohet aq me mjeshtëri për vendin e humbur. Atje tek rrinte Rugjina, e mbante njerin sy pas, nga Oriku dhe Vlora, Kanina e pushtuar, kurse tjetrin e mbante tutje nga brigjet e detit. Dhe dëneste. Lotët i rridhnin çurg, i binin nga maja e mjekrës në grykën e shkëmbit. Ata lot, të hidhur farmak, e gëryen dhe tretën dalë e ngadalë sipërfaqen e shkëmbit. Atje mbi gurin e tretur, mori formë dhe u ngurtësua syri i saj. Syri i Rygjinës qëndron atje mbi shkemb, duke kujtuar një mall e një merak për tokën e dashur që do vuante për shekuj të tërë nën thundrën e pushtimit të egër… Pas kësaj Rugjina rrugën e përtej detit dhe varrin e saj e hap atje, në Korfuzin e largët dhe të afërt, nën hijen e ullinjëve jetëgjatë. A thua që autoritetet që shkuan dhe që janë, t’i jenë drejtuar këtij problemi me vlerë kombëtare? Përse të jetë harruar për ta në vetminë e saj një grua kaq popullore dhe kaq e lavdishme? Ç’e shtyn historianin dhe puntorin fjalëpak të çështjeve historike, të nderuarin Nevrus Bajrami ta gjejë atë varr lapidar e ta sjell në Shqipëri një foto të varrit të Rugjinës?
Kuptohet: Pasioni i studjuesit dhe krenaria kombëtare. Pa frikë mund të themi se varri i saj, shumë mire mund të jetë vend pelegrinazhi këtu në ullinjtë e Vlorës, të Kaninës, të Orikut, ku do të frymëzoheshin me qindra breza shqiptarësh. Atje përtej me sytë për nga Arbëria prehet mbretëresha jonë. Ajo pret që dikush nga stërniprit e saj të kujtohet të zgjat dorën për të kaluar ato pak minuta det-vaj me det e të vinte në tokën e saj të mohuar, ku të prehet e qetë në gjirin e saj. Me sytë nga Shqipëria duhet të shikoj princesha Rugjina dhe jo Sebastianua nga gropa e varrit të tij nga Konica, krimineli Napoleon Zerva dhe Vasil Bollanua. Mendojmë se me pak mundim një gjë e tillë mund të arrihet. I nderuar qoftë në jetë të jetëve ai që do ta bëjë këtë vepër atdhetare!
Ka shumë këngë, si dhe ndonjë tjetër të kësaj natyre, kanë tiparet e krijmtarisë popullore. Sa për kohën e krijimit të saj, kuptohet se do të jetë këngë e vonët, shprehja e kujtesës që mban populli nga e kaluara e largët dhe që trashgohet brez pas brezi për princeshën Rugjina Balsha.
-Pllakosi turku në Vlorë
-Ç’bën që rri Rugjinë e gjorë,
-mblidh djemtë e bëja forrë,
-se do të hedhin në dorë,
-Hamzai me tre taborë.
-Del e ik moj Rugjinë,
-se do të bënesh robinë.
-vendi të vithisetë’
-bota të përmbysetë’
-Rugjina nuk zihetë’,
-tek turku nuk ipetë’,
-nga muret do hidhetë’,
-poshtë në greminë,
-gjaku të mbulojë,
-nderin ta shpëtojë,
-Arbrin ta nderojë!
-Rugjinë, Zonja Rugjinë,
-erdhën turqit në Kaninë,
-të përpjetën e ngjinë,
-dhe tani bëjnë rrethimnë.
-Turqit me topa shumë,
-Rugjina hebe me gurë,
-turqit topa dhe trompeta,
-Rugjina gurë e shigjeta,
-Rugjina zemër shkëmbi
-zgjodhi djemtë e këtij vendi,
-me shigjeta e jataganë,
-çau turqit e dolli ndanë,
-kaloi nëpër Lungarë,
-përtej detit kaloi,
-në Korfuz vate qëndroi.
Ismail Bej Qemal Vlorës i kanë treguar dhe për Princeshën e dytë që ishte Donika e Kaninës, Donika (Andronika) e Skënderbeut, që sundimtari i Kaninës Gjergj Aranit Komneni, vjehrri i Skënderbeut (1376-1461) për t’u bërë e bija shumë e bukur, trime, hyjnore, i ka shuar etjen me ujin e Kalasë, ku 20 metra nën derën e Mbretit, është një burim me ujë të pishëm që quhet “Çezma e Harremeve”. Donika ka lindur në Kaninë më 1428, 23 vjeçe u martua me Skënderbeun, kur ai ishte 46 vjeç. Donikës i thërrisnin dhe Andronika.
Martesa e Skënderbeut
Dasma e Donikës me Skënderbeun u bë 23 prill 1451 dhe zgjati tre ditë. Për këtë ka shumë fakte. Ka toponime në fshatin Penkovë që thirret dhe sot “Rrapi i Skënderbeut”. Ai ka qënë një rrap madhështor. Për këtë gojëdhana thotë: “Një ushtar i Skënderbeut me urdhër të tij nguli një degë rrapi, për të lidhur në të kalin. Kjo degë zuri dhe u bë rrapi i madh. Për kujtim i mbeti emri deri më sot “Rrapi i Skënderbeut”. Akoma thonë në trevën e Labërisë e në Kaninë: “Qënke bërë si Rrapi i Skënderbeut”!
Jo larg këtij vendi, buzë Lumit të Vlorës (Shushicës), kemi dhe hydromin “Vau i Skënderbeut”, në afërsi të fshatit Xhyherinë. Pak më tutje, në krahun e majtë të rrugës Penkovë-Xhyherinë (nën kala)- Qishbardhë ndodhet “Kroi i Skënderbeut”, ku thonë se ka larë sytë dhe ka shuar etjen Skënderbeu. Më vonë, mbasi uji buronte aty e ndërroi udhën dhe kaloi nën dhe, kroi shteroi. Për këtë asaj i është vënë emir “Çezma e Thatë”. Vitet e fundit, në kohët tona, ai krua është rindërtuar përsëri dhe përsëri mban emrin e Skënderbeut, Heroit Kombëtar.
Veç këtyre është dhe një fshat në lindje të Vlorës, i cili ka marr këtë emër nga një kishë e ndërtuar me gurë të bardhë para se të vinte Skënderbeu në Kaninë. Mbas ardhjes së Skënderbeut, rreth kësaj kishe shtëpit u shtuan shumë dhe fshati u quajtur “Qishë e Bardhë”, ku martesës së Skënderbeut me Donikën iu dha bekimi. Cermonia pastaj vazhdoi në Manastirin e Ardenicës, më pas në Kalan e Beratit. Në këtë cermoni Skënderbeun e shoqëronin 5000 kalorës (Sot është për të vënë në dukje se Vranarjtë~ një pjesë e fisit të Vrana Kontit jeton në Qishëbardhë). Ja dasma e plotë e Skënderbeut e dhënë po e plotë nga folklori në formën e një poeme me subjekt:
-Skënderbeu mblodhi ushtrinë
-trimat më të mirë zgjodhi,
-për Vlorë udhën mori,
-para e prapa karakolli,
-përkëtej Vjosës dolli
-tre topa si shenjë hodhi,
-si shenjë për në Kaninë,
-trimat e Krujës po vijnë!
-Po na vijnë trimat e Krujës:
-Pesë mijë e ca kalorës,
-Dushkarak Vjosën e hodhë,
-erdhën te rrapi Penkovë,
-çadrat zunë e ndërtojnë.
-Erdh haberi e gojëdhënë,
-për trimin e madh Skënderbenë,
-Ajo ditë na qe e djelë,
-e djelë një ditë e mirë,
-zunë këmbanat e bijnë,
-Skënderbeu e la hordhinë,
-vate te qisha në brinjë,
-te Qisha në Qishë Bardhë,
-vate trimi për të falë.
-Mbi qishë në ca lëndina,
-Xbret Araniti me trima
-Araniti yll i rrallë,
-Kapetan mbi kapetanë,
-seç u poq me Skënderbenë,
-për kala muarën dervenë.
-Dhe krerët gjithë sa qenë,
-në Kaninë zunë venë,
-të piqen me Skënderbenë.
-Kremtë e madhe këtë rradhë
-asnjëherë nuk ishte parë
– nuk ishte parë asnjëherë,
-njiëmijë kokë desh u therë,
-u derdhën vazot me verë,
-që Mbretit t’i bëjnë nderë.
-Ç’dasmë që bë Araniti!
-Atë ditë Kalaja ndriti,
-kënga dhe vallja buçiti
-Çelën llamba e ndezën pisha,
-plot tryezat me të gjitha:
-Mish prej dashi Labërie
-verë PARGE ÇAMËRIE…
-Dhe kur pinë e u kënaqnë
-u vu buka që ta hajnë,
-dhe nishanet i ndanë
-Po SKËNDERBEUT në ballë
-Ç’farë nishani vallë i dhanë?
-pesë okë bishti i dashit,dhjamë.
-siç është zakoni në labë.
-Erdhë e u vrejtë SKËNDERBEU,
-këtë nishan s’e pëlqeu,
-dhe në fytyrë u zverdhua,
-Aranitit iu drejtua:
-Dëgjo zotëri~i thotë:
-mikun ne e nderojmë me kokë
-jo me bishta ç’fardo qoftë.
-Araniti burrë me kokë,
-që s’le fjalën të bjerë në tokë
-se ja priti dhe i thotë:
-Skënderbe, o trim i mirë
-fole ç’farë të kesh dëshirë!
-Po ne fajtorë nuk jemi,
-se këto zakone kemi.
-Edhe me këto të primë
-sipas zakonit Kaninë.
-Një shënjë jep Araniti,
-dhe akçiu më nuk priti,
-një kokë sorkadhi ka marrë,
-të pjekur ja solli pranë.
-Tundi kokën Skënderbeu,
-këtë nishan e pëlqeu;
-Hëngri piu ç’kish dash ZOTI
-SKËNDERBEU(KASTRIOTI)
-Ylli dritës kur kish dalë,
-për gjumë trimat kishin rarë
-karakollët në bedenë
-shojnë detin dhe sterenë.
18 vjet jetoi Skënderbeu me Donikën, duke u dalluar si bashkëshorte, këshilltare, e urtë-plot virtyte për të shoqin. Ishte ajo që siguroi unitetin jugë-veri të Shqipërisë si Ismail Bej Qemal Vlora me Isa Boletinin më 28 Nëndor 1912. Donika ka lindur më 1456 Gjon Kastriotin, të cilin e edukoi me virtytet e të atiti dhe derës fisnike nga e kish origjinën Donika (sipas z.Idajet Jahaj). Gjon Kastrioti 25 vjeç, iu përgjegj thirrjes së atdhetarëve të tij dhe mori komandën në krye të kryengritjeve të bregdetit Kaninë- Himarë. I mundi turqit nga Durrësi në Himarë dhe kapi rob komandantin turk Sulejman Pashë Eunukun. Turqit në bregdet patën 1000 të vrarë. Donika vdiq më 1506 dhe u varros në Napoli në Kishën e Shën Trinës.
Shoqata Atdhetare-Kulturore “Kanina” ka bërë një punë të mirë për të përçuar, treguar, edukuar tek komuniteti kaninjot trshëgiminë e prejardhjes fisnike të Ismail bej Qemal Vlorës, që kanë lindur, luftuar, udhëhequr Labërinë dhe kanë fituar mbi çdo pushtues. Edhe Ismail Bej Qemal Vlora si Gjergj Golemi, Rugjina Balsha, Donika Skënderbeu lindën e vdiqën në shkëlqimin e epokës së kaluar dhe epokës, që bënë vetë “Prapa më vjenë historia”. Në festimin e ditëlindjes-apo mosvdekjes së tij në varrin e parë të tij që ka në Kaninë, ai ngjall kujtesën historike si një dragua i futur ne emblemën Kuq e Zit të Flamurit me Shkabën Dy Krenore.
Segmentet me veladon të zi
Ka sot segmente me veladon të zi që netëve gri në të zezë uqërore greke që i kanë shkulur dy gërmat e para të emërit, për ta quajtur “Ilia” apo i fshehin datën e vdekjes për të mohuar vlerën historike “Prapa më vjenë historia”. Por Shoqata Kulturore-Atdhetare “Kanina” duke pasqyruar historinë qindra vjeçare të kësaj familje princërore, trashgimtar i së cilës është Ismail Bej Qemal Vlora, është përpjekur të mbyt harresën e imponuar, të sqarojë kujtime lapidare të burrit të lavdishëm të Pavarsisë, të ngrej lart në zemrat kaniniote emrin, veprën, luftën madhështore dhe ato të mrekullushme që i kish dhënë shpirtit shekujve arbërorë kjo derë e madhe e historisë shqiptare. Këto janë të paharruara në vatrat e komunitetit kaninjot-lab, zemrat e tyre s’kanë pushuar asnjëherë s’rrahuri për dashurinë që kanë për Ismail Bej Qemal Vlorën, për dashurinë për Atdheun. Më tepër se kurdoherë, tani që është shekulli i shqiptarëve, Pavarsimi i Kosovës, antarsimi në NATO, s’shpejti në BE është ai i Rilindjes Kombëtare se pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri të plotë Etnike~Natyrale. Mallkuar qofshin, mallkim të zi paçin kisha greke, Sebastianosi, Napoleon Zerva, Sherri Kozma Etoli, Bollanua dhe antishqiptarët! Emri i Heroit të Pavarësimit të Shqipërisë është kthyer për Labërinë dhe Kaninën si një “Dritë-e- dritë”, siç shkruante Naim Frashëri dhe i tregon komunitetit kaniniot, tërë Labërisë rrugën e bashkimit, vëllazërimit, rrugën e përpjekjeve për dituri e liri. Shoqata Atdhetare-Kulturore “Kanina” në bashkëpunim dhe me Shoqatën Atdhetare- Kulturore”Labëria”, kanë bërë një punë edhe më të madhe, këmbëngulse, kërkimore dhe i ka dhuruar komunitetit kaniniot, tërë Labërisë parardhësit dhe pasardhësit e Ismail Bej Qemal Vlorës, i ka bindur kombëtarisht përse emri i tij u bë, po bëhet për patrotët Shqiptar-Vlorë-Shqipërinë me Kosovë e Çamëri burim i pashtershëm frymëzimi në përpjekjet e tyre historike, apo ja si Flamuri i tij, Shkaba e Zezë Dy Krenore e Skënderbeut u bë Flamuri Kombëtar i shqiptarëve. Qëllimi i Shoqatës Atdhetare- Kulturore “Kanina” dhe “Labëria”, gazetave “Kanina” dhe “Labëria”, krijimtarisë së shkrimtareës Vihelme Veip Vranararit, është që nëpërmjet matrialit të dokumentuar të pasqyrojë një nga periudhat më të ndritura mijravjeçare të Kaninës, burrave të mëdhenj të saj. Për statistikë përmendim se Kanina ka nxjerrë dhe katër perandorë të Bizantit dhe 18 kryeministra të Turqisë që kanë bërë historinë 1000-vjeçare të Ballkanit. Ai është një nder që u bëhet brezit të ri për respektin që duhet të kenë ndaj stërgjyshërve-gjyshërve, të cilët në kushtet e regjimeve të egra shekullore, në një kohë kur Shqipërin Etnike horizonti politik ishte i mbyllur, nuk u lëkundën por punuan si fitimtarë për këtë 100-vjetor të 28 Nëndorit 1912, vitin e ditëlindjes apo të mosvdekjes të Ismail Bej Qemal Vlorës apo 29 Nëndorit 1944 të L.N.Çl.