Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: DRITËZA…

Ca dritëza duken atje.
Oh, ç’dritëza…
Si ato që shihja ëndrrave të mia.
Ja, njëra rrjedh pragjesh…
Një tjetër, është varri i gjyshit.
Tjetra përfund jam unë fëminor që kacavirrem tek retë.
Shihni, shihni…
Kapardisur rrëzëllin dhe një plep.
Qyshkur vetmitar, ulur galiç, fërshëllen melodi të vjetra grigjës nën shpatin e malit.
Ca dritëza…
Ca dritëza duken atje.
Që ikin e vijnë ngaherë.
Atje, atij qielli…
Orakuj ngjizur prej malli.

Bledar Koçi – 2018 –

Please follow and like us: