Albspirit

Media/News/Publishing

Poetja e njohur Irma Kurti boton në Itali librin dygjuhësh “Nella mia anima piove”

 

 

Poetja Irma Kurti boton në Itali librin me poezi në gjuhën italiane dhe serbe titulluar: “Nella mia anima piove” (Në shpirtin tim bie shi). Nostalgjia për vendlindjen dhe kujtimet e largëta në një të përditshme frenetike ku njerëzit e kanë të vështirë të komunikojnë me njëri-tjetrin, gjendja e vetmisë apo kërkimi shpeshherë i pafat i miqësive, ndjenja e dashurisë së konceptuar në kuptimin e saj universal përbëjnë lejtmotivin kryesor të përmbledhjes poetike.

Poezitë janë përkthyer nga italishtja në serbisht nga Vesna Andrejevic, përkthyese, pedagoge e gjuhës dhe letërsisë italiane e serbe në Beograd. Imazhi i kopertinës është pjesë e albumit të fotografit të talentuar dhe me karrierë të gjatë nga Kosova,  Sevdail Sulejmani, banues në Zvicër.

Ky është libri i trembëdhjetë i poetes Irma Kurti. Ajo gjithashtu ka botuar njëzet libra në gjuhën shqipe dhe katër në anglisht. Është fituese e shumë çmimeve të para në konkurse të ndryshme ndërkombëtare në Itali e në Zvicër. Së fundi, Kurti u shpall Akademike dhe presidente nderi e Enciklopedisë Italiane të Poezisë.

 

 

 

 

Please follow and like us: