Albspirit

Media/News/Publishing

Fjalimi i deputetit anglez Joseph Cowen në 1880 për kombin shqiptar!

Çështja shqiptare në parlamentin britanik

…Këta armiq janë të rrethuar prej një populli që është trim sa ata dhe historia e të cilit humbet në mjegullën e kohës. Ky popull është populli ahqiptar. Dhe shqiptarët janë populli më i vjetër i Orientit. Ishin atje më parë se grekërit e vjetër. Shqiptarët kanë legjenda dhe karakteristika të veçanta të tyre. Kanë disa cilësi që ndryshojnë nga ato të armiqve të tyre. Besoj se qëllimi i avulloreve luftarake që do të mblidhen në Raguzë është që t’i trembin turqit. Po sikur turqit të mos tremben? Çdo të ndodhë atëherë? Forca detare e Anglisë, e Anglisë së lirë dhe konstitucionale, a do të përdori forcën për të djegur e shkatërruar kasollet e peshkatarëve dhe barinjve shqiptarë të Ulqinit? Për këtë qëllim të lig do të përdoret fuqia e Britanisë? Për interes të kujt do të bëhet kjo padrejtësi? Për interes të armiqve të Shqipërisë? Plani i fuqive është që të marin një copë të Shqipërisë dhe t’ia japin armikut të saj, pa i pyetur shqiptarët dhe pa u kërkuar leje.

Fjala në parlamentin anglez e deputetit Joseph Cowen që i drejtohet kryeministrit Gladston mbi padrejtësitë e kufijve shqiptarë. Në këtë pikë, fjalën deputetit Cowen ia ndërpret një koleg i tij, duke thënë se: “Shqiptarët nuk janë një komb”. ”Nuk janë një komb thotë zotëria e tij? –ia pret deputeti Cowen. ”Atë fjalë tha dhe princ Bismarku në Berlin. Princ Bismarku tha se nuk ka dëgjuar të kish një kombësi shqiptare. Po princ Bismarku nuk kish dëgjuar as për kombësin e Hollandës e të Danimarkës”. Një tjetër princ, po aq i fuqishëm atëherë, siç ishte Bismarku sot, pretendoi në Kongresin e Vjenës se nuk njihte kombësi italiane. Sipas mendjes së atij diplomati, Italia nuk ishte veçse një «shprehje gjeografike» dhe megjithatë ne sot e dimë të gjithë, se Italia është një komb i madh dhe i bashkuar. Ajo që u vërtetua për popullin e një ane të Adriatikut, pak më tepër se 50 vjet, mund të vërtetohet në një mënyrë të ndryshme dhe për anën tjetër, po për aq kohë”.

 

 

Please follow and like us: