Albspirit

Media/News/Publishing

Mustafa V. Spahiu: KUJTIME E MOTIVE VISORE

 

 

M A L I

 

 

Nga 240 stinësh që marrin sytë…

Pesë herë të shkalluan për tokë!

Shtatë prasekë m’thanë je rritë –

Pa male s’do kishte gogël botë.

 

Për ty zemra prushamë e kallur,

Kroi e etjeve gjeta me lot t’tharë!

Amtësia grykës pëlcitur e ndalur;

Llaftari dënesjes, dot e pangjarë!

 

Stinë pas stine – ditë e natë – pa

Pikë mëshire të shkallmojnë, sa

S’ndalen një qind e një spëpatë;

Sa keq, shumë keq të shëmtojnë!

 

Me tufën më prite dikur imshtak,

Stinësh pandarë dhe kaq i vjetër!

Shpejt u rrite lisagjatësh tfillak, voc

Bari me fyell jonesh, tani i vjetër!!

 

Druaj për ty – vallë ç’do t’bëhet,

Do të mbijetosh me bulimesh kohës?

Shirat e bora çarçafash t’ndehen;

Durimi yt s’i frikësohet as mohës.

 

Mali m’mahnit me gjak e heshtje,

O, miku im, pasionin tat bëje pritje,

Paraverës do t’kesh tjetër veshje,

Bimësia jote ngjall kryengritje…

 

E hënë, 2 Vjeshtë e tretë, 2020, në vise malore.

 

E  N  I  G  M  Ë

 

Niset gurkuq duç grumbulluç

mbarështrim ngashnjim pambarim

hasharitje kryengritje përtëritje

bletë ylli pad dylli mes pylli

cepore sekonda ore shtizë dore

irnosur rrënjosur plagosur

gjelbërim n’agim Oda gëzim;

të pret s’të shet s’të vret – dy zogj

martirë çast i vështirë lingjirë

vetmi jete përtej komete kamë gjete

rrashta bashka ligur neshtrasha

ngulur shkulur stërzhgulur

s’di t’krenohem takohem strukohem

kërkuar pa mbuluar dhè i bluar

më ngjoke tokërloke vigmë krroke

pazbuluar pangushëlluar vërtëlluar

tragë mbeti baticë deti larg tërmeti

çaxha enigma ime kujtime shtrezime

lumë i panjohur rropulli ngrohur ftohur

mështekna në shkeka Çarçif Kreka,

gur rengi dalta gdhendi s’luan vendi

 

Ura e Fsheht – o!

 

E martë, 3 Vjeshtë e tretë, 2020, në Anamoravë.

 

E N I G M Ë

 

Drunjtë fluturojnë pa krah më bukur,

Në këngën e mjellmës fshihet hëna.

Sytë e blerimit magji i ka një flutur –

Nusen e agimit e thërrasin Lulezana.

 

Enigmë e shkumës – ndihet vikama,

Të korrat e nxehta me rreze të dritës;

Rrëkez’e tejdukshme valon marhama,

Vijnë pas dëshirës fëmijët e rritës, e

 

Zogu e kapi fluturimin ngadhnjimtar,

Lauresha qiellit njësohet me erën, si

Pasqyra e çastit nurin ta vë n’kandar,

Dashuria e parë – don muzat e verën.

 

Heshtas treten dhëmbjet e takimit,

Brenda syve të vashës më zë gjumi,

Habitore tundet shamia e largimit, e

Horoskopi nuk tregon shenja lumi!..

 

Qielli pikturohet me kaltërsinë e vet,

– Shtatë brigje jam larg në udhëtim!

Në vrapim beft fshehtësinë thërret

Askushja më premton mostakim, si

 

Yll’i padukshëm urës’dashurisë sime

Mbi perin mëndafsh i paharruar, me

Shiun të lulëzojnë shëmbëllime, dhe

Zgjohem frymëmarrjesh i dashuruar,

 

T’gruas – lamtumira ndjell dashurinë,

Enigma shpresë blerake si kolibri –

Hëna udhëtare mbëlton lumturinë;

Do e vendosi së shpejti n’faqe libri.

 

E hënë, 26 tetor 2020, në Dardaninë Ilire.

 

TRASHËGIM PRINDËROR

 

Yrtin trashëgim me këmbë të mbarë,

Shtëpinë dollmash mbuluar me tjegulla.

Bunari, pemët vargan dhe pjergulla –

Peng të qofshin n’zbardhimin e parë…

 

Nga djersa e punës po t’i lë kujtim, e

Mos i gjejë behane sht’pisë s’vjetër!

Me kulmarë qarri bëre të re një tjetër,

Se trolli ynë është lumë i pambarim…

 

Amanet: “mos e lë shtëpin’e vetmuar,

Se të vjenë miku në derë të troket –

Lëre pa mandalle – rezja hapet vet…

 

Gjarpëri i shtëpisë ka për të bekuar!

Shikim t’uritur – thonë – ka shtegtari;

Shtro sofrën te vatra ku ndezet zjarri.

 

E shtunë, 7 nëntor 2020, në Vendlindje.

 

S O N E T I T

 

N’epose lashtësie nise për t’u dredhur,

Të nxorri mërlia nga guaska e vet, s’më

Ngashëren vetëm mua, o, i arti sonet-

Ngaqë n’bukuri kërkon për t’u krehur.

 

T’thurin kurorë – gëzim dhe kënaqësi,

Shqiponjë ngritesh lartë në fluturim…

N’shend të artit – Dielli me rrezatim;

Sot m’magjepsish me tët bëshmëri,e

 

Platinit ia hedh me prushin e zjarrtë,

Ndezesh eshk’e strall n’mendjen time,

Ti s’do shëmti sfidash, po frymëzime.

 

Çapitjesh majë kreshtës më të lartë, e

Sonetit dhuntira – jetëgjatësinë! – se

Çiltrisht urata ta ruan të mrekullinë…

 

E premte, 6 nëntor 2020, në vendlindje.

 

PARAROJË E VETVETES

 

Çmendurisht vikamat fort i kam

Për ta zbërthyer enigmën habitore,

Me të nanës shpirt ecin përdore,as’

Dua përkdhelje: – jam ky, siç jam…

 

Mbi këtë dhé – pararojë e vetvetes,

Me ngjyrë diellore – zog i gjallë, çdo

Gjë që dashurova e pata aq mallë…

Zemra n’moh, s’iu shman t’vërtetës.

 

S’merrem’e imagjinatë, as profetësi,

Katinarët askush dot s’m’i ndryri!..

Ç’më panë ninëzat – fshehu syri, u

Bëra fanar nuk fashita n’errësi, Para

 

Rojë e vetvetes – besa e përgjëruar;

Vetullash sikur rritet shpresa ime, e

Gulfonin stinësh në stinën time, si

Parandjenj’e uritur lotësh vesuar, i

 

Dola pararojë vetvetes (me) pakrah;

Jo! Jo! Oh, tunxh kurrë i përulur, si

Rrënjësh graniti thellësisë i ngulur,

Bjeshkës lisat dot s’m’i bën rrah…

 

E mërkurë, 4 nëntor 2020, në vendlindje.

 

SONET FSHATIT

 

 

Kasnec’i agut zog m’u bë në dorë,

Portash sa buiste haberi i mbarë…

Me kumtemira – melhem shërimtarë,

Fjala poetit zemrash dafinë kurorë.

 

Këmbët fëmijërore guralecëve bardhoshë

Ecin shtruar hovin breg më breg, shend

Me duf dreri fshatit kërcej në çdo shteg,

Urash e brigjesh me sytë kokoroshë, në

 

Hapësirë t’fshatit unë nxjerr shpirtin tim

Të dy i marrim ylberit nga një ngjyrë, e

Njëri tjetri grimin e mbajmë në fytyrë, po

 

Fshati e ruan sonetin se ka besim, të

Jep darovë një kanisqe-rëndesë fat’

Birin pranverueshëm e pret një fshat.

 

E diel, 8 nëntor 2020, në vendlindje.

 

DORA E PAJTIMIT

 

Profesor Anton Çettës (1920-1995)

 

 

Fshati Lumëbardhë, dorëbardhë, jemi krenar,

Brohori kushtrimi, ngadhnjimi, për dorë pajtimi…

Ngjitet n’pallate, nëpër shpate, sjellë fate…

Hakmarrje u harrofsh, u shofsh, mos qofsh,

vjen gëzimi!

 

Plagës’hershme, të tmerrshme, stuhisë s’egërshme,

I erdhi mandata, shkyqet zemrata, e përbiftë nata!

Qoftë për gjykim, raftë n’harrim, vaftë n’pakthim!!!

E mbara bulon, lul’zon, zemra gazmon –

prinë gjenerata…

 

Mjaft kemi pritur, me frikash t’rritur, barkuritur,

Mirë është tfilluar, t’përqafuar, të vëllazëruar…

Nga qytetërimj, përparimi, nga hapëron njerëzimi –

Të mirat, begatirat, paqedëshirat për t’i

lirikurorëzuar…

 

1990/1992, në Dardaninë Ilire.

 

 

 

 

 

Please follow and like us: