Cikël poetik nga Vlora Rexhaj Morina
HELENË
Hyjneshë ëndërrash
Flakëron qiellin me yjësi
Si vegime drite sharmi yt
Ndrit odat e Olimpit
Në ateletë mitike
Trupi yt hijëzon
Muret e kështjellave barbare
Ngarend qiejve
Dhe mbush petalet
Me aromë vuajtjesh
Shtigjeve të shpirtit
Mbyll eklipset
Ndez vullkanet
Ti sharm përndezës
Lan plagët me drithërima.
Në galaktikat e akullta
Shpatat thyen perandorët
E epshet pikojnë qumësht
Në ashkën e shpirtit.
AGON DIELLI
Nën qiellin e qyetit tim
Lundrojnë anije piratësh
Mbush me valixhe ëndërrash
Vjedhur moteve të njoma
Rrugëve shtrirë trupash
të kryqëzuar
Fytyrat gjysmë zbuluar
Heqin zvarr hijen e harruar
t’parodisë të jetës
Mbi xhamat e avulluar
e pavioneve të dhembjes
Kafshohen shikimet
E skeleteve të sëmura
Shekujsh.
N’gjysmë hënën
e brishtë
Përtypen fatet
Në diellin përcëllues
Plasariten portretet
e marra.
Trajta resh të zeza
futen thellë
në sytë e mi.
E nga palca e shpirtit
Pikojnë iluzionet të shtrydhura
në trotuaret e shpresës
agon dielli
moteve mesjetare.
NË TEMPULLIN E VETMISË
Në tempullin e vetmisë sime
Fle një ëndërr e brishtë
E brishtë si gjethi i harruar
Në degëzën e thatë t’pyllit
Në divanin e natës lënguese
Thërmohej lëkura
Në kthetrat e hapura t’errësirës
Si lapidarët e rrënuar shekujsh
Ankthet vizatojnë portrete
N’horizonte të territ
Në fushbetejat e netëve të acarta
përpëlitet trupi im
nën çarçafin e përjetësisë.