1913, Delegacioni shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër
Një foto e rrallë në historinë e kombit shqiptar. Katër personalitete shqiptare Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Et’hem Vlora, Mehmet Konica dalë më 29 Mars 1913, kohë kur u nisën me jahtin e Montpensierit nga skela e Vlorës drejt Europës për të mbrojtur interesat e vendit.
Ata vizituan Romën, Parisin dhe Londrën dhe zhvilluan një veprimtari të dendur diplomatike.
Kjo foto e Isa Boletinit, Et’hem Vlorë, Ismail Qemalit dhe Mehmet Konicë është gjetur në koleksionin e gazetës italiane “Il Sekolo”. Ekzistojnë pak fotografi të Ismail Qemalit në Londër, ku ai mori pjesë për të ndikuar tek Konferenca e Ambasadorëve në maj 1913, në kohën kur fuqitë e mëdha po caktonin kufijtë e shtetit të ri shqiptar.
Në këto takime synimi tyre ishte sigurimi i kufijve dhe i tërësisë së shtetit shqiptar të porsalindur.
Në bisedimet dhe takimet që pati delegacioni shqiptar me diplomatët e huaj, u trajtua në mënyrë të veçantë problemi i kufijve veriorë të Shqipërisë dhe sidomos çështja e Kosovës.