Albspirit

Media/News/Publishing

Arjola Demiri: Surpriza ime me Edi Ramën në Tropojë…

Erdi Lushaj

Aktorja lëshon bombën….!

(Nëse Edi Rama do lihet i qetë nga zhurmaxhinjtë e pavlerë pas mandatit të katërt gjermanë e zviceranë do kërkojnë vizë për të punuar në Shqipëri….!)

 

Arjola Demiri, aktorja sharmante tropojane që po dominon fuqishëm tregun e filmit dhe Showbizit në Kosovë ishte nismëtarja okazionale që parapriu një fushatë të pa orkestruar ku të gjithë figurat eminente të artit e kulturës shqiptare dhe jo vetëm ju bashkuan vizionit dhe skuadrës së Edi Ramës për mandatin e tij të tretë!

U anatemua, u fye e u shantazhua aktorja, por ajo publikisht shpjegoi se vendimi i saj ishte jo vetëm i mirëmenduar e pa kthim, por një zgjedhje inteligjente në të mirë të vendit e Kombit. Si askush tjetër Arjola Demiri me fjalë të thjeshta shpjegoi se vendimi i saj kishte një bazë të dukshme e cila reflektohej në vendlindjen e saj në Tropojë e cila mbante vizionin dhe investimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. “Me dhimbje konstatoj por duhet ta pranoj se ndërsa të tjerët e përdorën Tropojën si magazinë mitingashësh për të fituar pushtet, Edi Rama e ringriti Tropojën duke e shëndrruar në një qytet modern ku ia vlen të jetohet dhe të vizitohet”.

Mirëpo tani aktorja shkon më larg “Asnjë gjë nuk më ndalon të shpreh bindjen time se një mandat i tretë e i katërt me Edi Ramën do t’i bënte gjermanë e zviceranë të vihen në radhë pranë ambasadave shqiptare atje për të kërkuar vizë pune në Shqipëri….”.

“Unë nuk imponoj, por shfrytëzoj lirinë dhe qytetarinë time të shpreh atë që besoj…”.-shprehet aktorja kurajoze e cila së shpejti në vendlindje dhe jo vetëm do të iniciojë aktivitetin pro-Rama të titulluar 100+1…! E pyetur për detajet Arjola shprehet “Nuk dua ta zhvesh surprizën se është dimër…”.

Please follow and like us: